
Adrion Pajaziti i “Fulham” U-21 ka zgjedhur që të luajë me kombëtaren shqiptare duke përfaqësuar ngjyrat kuqezi.
Ai bëri betimin para kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Në një postim në rrjete sociale, kryebashkaku Veliaj uron që Pajaziti të jetë sinonim i punës dhe shembull për të rinjtë që duan të bëhen futbollistë të shkëlqyer.
“Me lojtarin fantastik të Fulhamit, talentin Adrion Pajaziti! Uroj që tashmë, edhe si shtetas shqiptar, të jesh ngaherë sinonim i punës dhe shembull për të rinjtë që duan të bëhen futbollistë të shkëlqyer”, shkruan Veliaj.
Dum trajner dhe te largohet mbreti haremit nga kryesia federates