Shorti i vështirë i Shqipërisë: Kuqezinjtë në vazon e tretë të Euro 2024

28 Shtator 2022, 21:15Sport TEMA

Shorti i vështirë i Shqipërisë: Kuqezinjtë në

Me 3 skuadra në grup pas përjashtimit të Rusisë, Shqipëria duhet ta kishte pa shumë lodhje edicionin e Ligës së Kombeve.

Dy skuadra në letër të një niveli të përafërt me kuqezinjtë, natyrshëm sollën objektivin e vendit të parë, por minimalisht të vendit të dytë në grup. Kjo do t’i shërbente Shqipërisë për një short të mirë për kualifikueset e Europianit 2024.

Sigurisht pozicionimi në vendin e tretë do të ketë efektin e vet më 9 Tetor kur të hidhet shorti në Gjermani, vendi organizator i Europianit. Shqipëria pritet të pozicionet në vazon e tretë, çka do të thotë se në Frankfurt kundërshtarë të kuqezinjve do të jenë dy skuadra të forta.

Në vazon e parë janë të gjithë përfaqësueset më të mira europiane. Ekipe si Spanjë, Holanda, Italia, Kroacia, Gjermania pritëse, apo edhe përfaqësuese të tjera të mëdha në vazon e dytë si Anglia dhe Franca. Paraqitjet e Kombëtares në kualifikueset e fundit kanë treguar se nuk mund të konsiderohen të lehta as skuadrat në vazot 4 dhe 5.

Ndeshjet e këtij edicioni të Nations League, sëmundjen e pësimit të golave në minutat e fundit. Tashmë nuk duhet folur më për vendet e para të grupit, si objektiva të mundshëm.

1 Komente

  1. s
    sportedashesi

    Edhe nje ssportedashes mund ta drejtoje ekipîn kombetar me mire se Reja,nje medioker qe vetem per trainier nuk eshte. Ekipi kombetar ne radhe te pare duhet te mesoje te luaj topin me pasime te gjata(qe i qajne ku vetem topit dine ti bien ,po se ku nuk ka rendesi)te mesme dhe te shkurtera,se dyti duhet te zhvendosen ne pozicione te lira per te krijuar hapesira ne pasimin e radhes dhe e treta eshte se ne kete ekip se kush eshte mbrojtes,mesfushor apo sulmues zor se e kupton pasi te gjithe i bien topit di dikur ne stadiumin Q.Stafa ka qene ne pankart ku thuhej me germa te medha :Me fort,me lart,me larg! Broja per mua eshte lojtari me i mire dhe i kohes se kombetares por fale drejtimit te trainierit dhe disa lojtareve te padisiplinuar ku edhe pse nuk mbulojne dot rrolin e tyre ne fushe duan te duken sikur jane ne gjendje te luajn kudo dhe sido. Ndaj imediate eshte largimi i Edi Reas per paaftesi duke shkateruar ekipin kombetar,se dyti kushdo qe te vihet ne krye duhet te kete parasysh qe te ndertoje nje ekip me futbollin modern siç edhe e luajne sot ekipet me te rendomta qe jane ne rreshtimin tone.Luan ekipi i Kosoves dhe kenaqesh kur shikon nje futboll modern ,nje ekip te kosoliduar e te talentuar!Luajm dhe ne jo sikur ke perzgjedhur nje 11 me te mire por sikur nga sportedashesit qe mbushin verberisht shkallet e stadiumit te nxjerresh nje njembedhjeçe do te na perfaqesojne me denjesisht.

    Lini një Përgjigje