Sokol Kushta: Reja, i pacipë dhe pa karakter! Shqipërisë i duhet një trajner si Gattuso

28 Shtator 2022, 19:23Sport TEMA

Sokol Kushta: Reja, i pacipë dhe pa karakter! Shqipërisë i duhet

Dy paraqitjet e fundit të Kombëtares shqiptare në Ligën e Kombeve, ku u regjistruan një barazim dhe një humbje, kanë ngjallur reagim të madh, aq sa edhe tifozët pas ndeshjes, dolën kundër lojtarëve dhe trajnerit.

Së fundmi, për këtë ka reaguar edhe ish-futbollisti i Kombëtares, Sokol Kushta. Ky i fundit, nëpërmjet një postimi të bërë, nuk i kursen akuzat ndaj trajnerit Reja, për të cilin tha se nuk ka marrë asnjëherë përsipër përgjegjësitë, por ka gjetur arsyetime të ndryshme për rezultatet.

Në postimin e tij, Kushta shkruan se Shqipërisë i duhet një trajner si Gattuso, sepse sipas tij kualitet në skuadër nuk na mungojnë.

Mbas shiut thonë del dielli… Do presim të shikojmë reagimin e presidencës si do veprojë me zgjedhjen e trajnerit te ri. Por ne duhet të heqim dorë nga këta trajnerë delirantë. prepotentë. cinikë dhe intrigantë. Ky trajner që në asnjë ndeshje nuk mori përsipër një herë të vetme mbi shpatulla gabimin e tij, por e delegoi mbi të tjerët mbi lojtarët, mbi barin e fushës, mbi arbitrin por asnjëherë mbi vete, tregon mungesë të theksuar karakteri dhe në këtë moshë që është dhe si i pacipë pret që të vendosi presidenti për kontratën e re. 

Presidenca duhet te zgjedhë një njeri punëtor, me karakter, luftarak, të respektojë popullin dhe mentalitetin shqiptar. Psh. ka trajnerë si Gatussp, që kur vajti në Greqi pagoi me lekët e tij rrogat e lojtarëve. I mbështeti dhe i doli në krahë në çdo moment. Një njeri me zemër dhe me emër të madh, që do punën, prandaj duhet ta shikojmë mirë kë trajner do zgjedhim, se elementi dhe talenti në këta djem nuk na mungon, që sa me shpejt ata tifozë që i kthyen kurrizin dje, të rikthehen sa më shpejtë me lojtarët tanë.

10 Komente

  1. p
    pop olo

    O Sokol te huajt nuk do kene kurre ndjenjen e patriotizmit kur drejtojne kombetaren shqiptare. Per ta eshte thjesht pune,thjesht rroge.Pse te mos tja japin kombetaren Ilir Dajes apo Besnik Hasit? Te pakten tek ata pervec pergjgjesise se punes rendon edhe pesha e patriotizmit. Me keq se vendi i fundit qe na coi Reja nuk kane ku te na cojne as trainieret shqiptare. Shpresojme qe te mos i thote mendja Duçes se FSHF te riktheje De Biazin qe e mundte edhe Luksemburgu.

    1. s
      sali

      Patriotizmat nuk kane vlere,I kemi patur traineret shqiptare e gjithmone vendi fundit kemi qene,Lojtaret tane jane ose rezerva ose nuk luajne fare.Me gjithe pordhet e medhaja qe kemi ne per te dale kampion bote.Reja eshte nje trainer i mire, si kudo ka gabime po kembet i kane lojtaret

      1. p
        pop olo

        Nqs patriotizmi nuk do kishte vlere atehere ti nuk ke arsye pse komenton nese dalim te fundit apo kampion bote. Kembet i kane lojtaret por syte e mendjen e ka trainieri.Eshte ai qe i therret ne kombetare e eshte ai qe vendos per skemat. Po te kishte sy e mendje Reja do te shihte e kuptone qe Hysaj nuk eshte as per tu thirrur ne kombetare e jo me ta besh kapiten. Kapiten qe ben ndeshjen me te keqe te karrieres dhe ne intervista fajin ja u le futbollisteve te rinj .

        1. J
          Juli

          Të drejtë ke.

        2. B
          Beni

          Traineret tane jane njelloj si Duka,keshtu qe mos flisni kot per Rejen se eshte shume here me I mire se keta kumarxhinjte tane qe vene te vjedhin ndonje leke

          1. H
            Hasani

            Ky legjenda qe shqetesohet kaq shume per kombetaren kur luante vete cfare vendi zinte ne grup mund te ma thote kush?Arroganca ne menyren si drejtohesh dikujt eshte mungese e theksuar edukate spo them kulture se nga ajo ane je nje gdhe.Nuk te ndalon kush te kritikosh por ka sens cdo gje pa fyer dhe me argumenta cdo gje ne drejtim trajningut.Trajneri Reja mund te jete nje i pazoti i paafte dhe plot te tjere,por delenxhi i pafytyre matrapaz se besoj.Te pelqen Gatuzo mendimi jot por ama dhe ky qe thua zotrote per shume eshte nje gomar e shkuar gomarit.O legjende nuk e di pse je legjende apo i ke shenuar Partizanit serb.

            1. O
              O sokol mos ia fut si kau peles

              O sokol po kaq jane mundesite o xhan qe paske pjerdhur fare nga trute.Te thone keta lulushet qe s'dine c'eshte sporti edhe falet po ti qe e di si jane keto pune s'te falet ky lloj karlliku.

              1. B
                Bujar Kanapari

                Sokoli ka te drejte, por nuk pajtohem me gjuhen qe ka perdorur. Para viteve 90, jane marre edhe rezultate pozitive ne futboll, si me kombetaren dhe me klubet. Flamurtari u eliminua nga Barcelona, pasi kishte kaluar nje skuader gjermanolindore dhe Partizanin ne Beograd. 17 Nentori mundi 2 here Dinamon e Bukureshtit, rivalja e e perjetshme e Steaus qe ka fituar dhe kupen e kampioneve, pasi kishte eliminuar skuadren irlandeze, dhe u penalizua per me tej, se shorti e vuri perballe nje skuadre sovjetike. Kur trajneri nuk merr maksimumin nga grupi qe ka, largohet, ose ndryshe, largohen lojtaret. Te gjithe trajneret e tjere, qofte dhe me fat, kane marre fitore me skuadra te medha, te pakten shume me lart se ne. Panuci, si me i dobeti, fitoi ne miqesore me Uellsin dhe Turqine. Reja do te mbahet mend vetem me 2 fitoret me Hungarine. Reja nuk ka rezultate. Mos harrojme, se Shyqyri Rreli, ka drejtuar kombetaren tone para 40 vjeteve, ka marre pike me skuadra shume te forta, dhe ka luajtur nje futboll me sulmues dhe me modern se Reja dhe De Biazi.

                1. N
                  Nuk jane kaq kollaj keto pune

                  Lojtaret qe kishte Shyqyri Rreli nuk kishin kualitetin e ketyre por luanin bashke gjithe kohen , bashke tek femijet, bashke tek te rinjte, shpresat , klubet , Bashke ne kombetare e cila grumbullohej 2 jave para ndeshjes , bashke ne fushe bashke jashte fushe.Keta takohen 2-3 here ne vite 3-4 dite para ndeshjes e mezi njehen me njeri tjatrin.Lojtaret e kampionatit qe luajne bashke ne klube nuk i mbledh dot se eleminohen edhe nga ekipet e luksemburgut .prandaj edhe bejne gabime sepse nuk ia njohin lojen njeri tjetrit .Sill traineret me te mire te botes prape e njejta gje do jete .Kemi patur trainere nenkampione bote si brigel, han e prape te njejtat gabime jane bere .ka nje arsye qe ekipet e medha ndonese kane qindra e mijera futbolliste klasi nga te cilet mund te zgjedhin bazen e ekipit kombetar e kane nga nje dy ekipe si psh barcelona , real , juve , inter bayern etj

                Lini një Përgjigje