“Armando Broja është lojtari më i mirë shqiptar i 15 viteve të fundit, por është trajtuar keq”

28 Shtator 2022, 22:00Sport TEMA

“Armando Broja është lojtari më i mirë shqiptar i 15

“Broja, që ndoshta është lojtari ndoshta më i mirë i 15 viteve të fundit, është trajtuar keq”.

Kështu u shpreh Redi Jupi për A2 CNN, një ditë pas barazimit zhgënjyes 1-1 të kombëtares ndaj Islandës. Sipas tij, ka shumë gjëra që nuk shkojnë aktualisht te ekipi kuqezi.

“Tani nuk funksionon më asgjë. U bënë shumë vite në të cilat, nga kombëtaret e moshave, deri te kombëtarja e parë, ka miqësira dhe qoka. Njerëzit nuk po e kuptojnë më se çfarë po ndodh. 

Nuk ka pasur ndonjëherë një revoltë kaq të madhe të tifozëve. Ne kemi lojtarë shumë të talentuar, madje edhe më shumë sesa ata që na çuan në Evropian (2016). Problemi është i politikave që janë ndjekur me këta lojtarë.

Broja, që ndoshta është lojtari ndoshta më i mirë i 15 viteve të fundit, është trajtuar keq. Një herë është aktivizuar, një herë jo. E njëjta gjë vlen për Uzunin, Cikalleshin etj. 

Ka edhe favorizime: luajnë lojtarë që nuk duhet të luajnë. Para Asllanit, që luan me Interin, luajtën të tjerë ditën e djeshme. Janë shumë gjëra që nuk shkojnë dhe tani janë bërë të gjitha bashkë”, tha Jupi.

“Duke mos ndërhyrë, duke i dhënë hakun çdo talenti shqiptar, ne mundet që herë pas here të kualifikohemi në Evropian apo Botëror. 

Futbolli ka një mekanizëm të çuditshëm që nuk mban nëse ti fut 2-3 lojtarë me hatër. Se pastaj vijmë në pikën që në fund, fajin ia hedhim trajnerit”, shtoi ish-futbollisti i Dinamos dhe kombëtares.

Jupi shpjegoi edhe pse trajneri Edy Reja nuk është i përshtatshëm për ekipin tonë kombëtar: “Reja është një trajner shumë i mirë, me karrierë shumë të mirë. Problemi i Rejas me këtë grup është se ka diskordancë të moshës së tij me atë mesatare të ekipit. Kemi ekip të ri, ndërsa Reja i shikon gjërat sot për sot me moshën që ka”.

3 Komente

  1. S
    Shqipot ia fusin si kau peles

    Broja luajti o njeri e nuk shenoi .Cfare faji ka Reja ne kete mes?

    1. N
      Noe

      O Jupi po mjaft fole a derzi.Lojtari jone me i mire ne keto 15 vjet me gjithsej 10-15 ndeshje te luajtura dmth me nje ndeshje ne vit hajde hajdar hajde.Me i talentuari edhe mundet por jo me i miri.Je munduar sa do pak te ndreqesh gomarllekun qe the per trajnerin nje perpjekje e sforcuar por gjuha te vret me shume se plumbi.Njeriu i mencur kur shume te tjere llapin hesht kur cdo gje eshte thene e sterthene me modest o trim.

      1. D
        Drini

        Noe,kush lojtar i kombetares na ka dhrne ne 2 fiyore rresht dhe 6 pike dic na dhs Broja ne 2 ndeshjet me Hungarine? Pa folur qe ,perderisa ate dhe Asllanin i kane perzgjedhur 2 nga ekipet me te mira ne Europe,cfare duhet me teper? Me cfare llogjike mbahet ne loje Hysaj apo Ajeti dhe lihet jashte Asllani? Te dy keta futbolliste vleresohen nga specialiste te nivelit europian se jane talente qe duhen mbeshtetur duke i aktivizuar sa me shume ne ndeshje e jo te lihen jashte!

      Lini një Përgjigje