“Shifrat mund ti vendosë në prapani*ë”, Kasano tallet me Leaon: Më kujton Riçarlison, është një dështim

7 Janar 2026, 10:47Sport TEMA
“Shifrat mund ti vendosë në prapani*ë”, Kasano tallet

Ish-sulmuesi i Milanit, Antonio Kasano duke folur si zakonisht në Viva El Futbol kritikoi ashpër Masimiliano Alegrin, lojën e Milanit dhe në veçanti, Rafael Leaon.

“Leao mund të shënojë pesë ose shtatë gola, nuk më intereson, në Kaljari ditën tjetër ai ishte i paprekshëm. Ai nuk di të luajë me shpinë nga porta. Problemi është statusi që i vë vetes dhe që të tjerët i kanë vënë atij. Mund t’i vendosësh shifrat në prapanicë, mua nuk më interesojnë shifrat, edhe Inzagi kishte shifra dhe ishte i dobët. E dini kë më kujton Leao?

Riçarlison, ai shënon disa gola, por është i dobët, është i shkëputur nga bota. Leao është i dobët, ai nuk ka të bëjë fare me lojën e futbollit”, përfundoi Kasano.

Lini një Përgjigje