Spektakël bardhezi në Serie A, Juve thyen Sassuolon

6 Janar 2026, 22:50Sport TEMA
Spektakël bardhezi në Serie A, Juve thyen Sassuolon

Juventus triumfon 0-3 ndaj Sassuolos, në sfidën e Serie A. Bardhezinjtë e mbyllën pjesën e parë në epërsi, duke iu falur një autogoli të Muharemovic.

Miretti dhe David thelluan shifrat në pjesën e dytë. Juve është në vendin e katërt me 36 pikë. Sassuolo është në vendin e 11-të me 23 pikë.

Të mërkurën janë në program ndeshjet e tjera të Serie A, të vlefshme për këtë javë.

Lini një Përgjigje