Fitorja 3-0 e Shqipërisë ndaj Çekisë ka lënë pa fjalë edhe spordashësit, legjendat dhe ekspertët e futbollit në Poloni Sipas tyre, kuqezinjtë po bëjnë në grup atë që pritej nga Polonia dhe me fitoren bindëse ndaj çekëve Shqipëria shikohet si një eksperte për të dhënë goditje shokuese në grup.
“Sport.pl” i ka dedikuar një shkrim suksesit të skuadrës së Silvinjos, duke mbledhur vlerësimet dhe reagimet e disa gazetarëve dhe komentarorëve të mediave polake, si dhe postimin e legjendës së futbollit polak dhe botëror, Zibi Bonjek.
Ja shkrimi i medias polake:
“Shqipëria po bën në grup atë që duhej të bënte kombëtarja e Polonisë” – kështu komentoi Jakub Severin ecurinë e kombëtares shqiptare. Rivalët tanë të grupit mundën 3-0 çekët dhe me shumë gjasa do të kalojnë në “Euro 2024”. Rezultati që erdhi nga Tirana është një lajm i mirë edhe për kombëtaren polake. Kjo ju lejon të ëndërroni realisht për kualifikimin drejtpërdrejtë. –“Një mbrëmje ëndrrash”, përmbledhin ekspertët.
Kombëtarja polake mposhti Ishujt Faroe 2-0 në Torshavn. Në të njëjtën kohë, rivalët tanë të grupit po luanin ndeshjen e tyre. Shqipëria priti skuadrën çeke në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Lojtarët e Silvinjos nuk lanë asnjë dyshim. Ata fituan me siguri 3-0. Gazetarët dhe ekspertët dalëngadalë po i urojnë për promovimin e tyre. Ata gjithashtu theksojnë se skuadra e Mihal Probierz (Polonia) do të përfitojë nga kjo.
Shqipëria magjepsi ekspertët dhe ndihmoi Poloninë. “Respekti duhet”
“Shqipëria po bën në këtë grup atë që duhej të bënte kombëtarja e Polonisë. Respekti është i merituar” ka shkruar Jakub Severin nga “Sport.pl”
“Do të jetë një mbrëmje ëndrrash. Një lajm i bukur vjen nga Tirana”, ka bërë të ditur Zbigniev Boniek gjatë ndeshjes.
“Jasir Asan- askush nuk e njeh djalin, askush nuk e analizon, askush nuk i shikon ndeshjet e Guangju, askush nuk e di se çfarë të presë, kështu që ai del për këto kualifikuese dhe shënon gol pas gol nga distanca- bëmat e golashënuesit për Shqipërinë”. Kështu ka komentuar komentatori i “CANAL + Sport”,Tomaz Cviąkala.
Shqipëria vuri në dukje dobësitë e Çekisë. “Çekët sikur po luanin pa mëngjes”
“Çekët luajtën në ndeshjen kundër Shqipërisë si në foton më poshtë. Me një fjalë – dramë. Aq shumë përmbysje, pasime drejt e në këmbët e kundërshtarëve (dhe pastaj kundërsulmojnë një mijë herë të tjera). Çekët sikur luanin pa ngrënë as mëngjes. Tomas Holes ishte i 12-ti për Shqipërinë. Duket keq”, komentoi Grzegorz Rudinek nga “Przegląd Sportowy”.
“Shqipëria është më mirë se Polonia dhe Çekia në përballjet direkte. Epo, ne mund t’ju përgëzojmë për kualifikimin tuaj në Euro”, ka shkruar Rafal Smolinski nga portali “WP Sportowe Fakty”.
“Shqipëria na dha gëzimin më të madh këtë mbrëmje. Më e rëndësishmja është se nëse fitojmë ndaj Moldavisë dhe ndeshjen e fundit kundër Çekisë për të siguruar kualifikimin direkt. Këtë e ka dashur më shumë trajneri Probierz”, ka shkruar Jakub Klizejko nga “TVP Sport”.
Nje injorant gazetaruc i beri para disa kohesh kete pyetje Silvinjos:”A mun te kete aleance midis polakve e cekve ne dem te Shqiperise.Ma do mendja se sot ky gazetaruc eshte pyshuar si qeni nga puna!
Pse ore ke pare ndonje qen te punoje hahahahahahahaha dhe ta ken perjashtuar nga puna ?
Bonjeku ka ardhur me avion privat ne ndeshjen ne Tirane ne vitin 1988, ka deklaruar qe nuk i jap doren asnje Shqiptari. Tani qe i erdhi veza ne by.the Bonjekut pergezon Shqiptaret, prej interesit. Shqiperia nuk fitoi ndaj Cekise, per interesat e Polonise, por sepse i duhej fitorja per vete. Nqse Shqiperise i duhej te zgjidhte midis Polonise dhe Cekise, mendoj padyshim do zgjidhte Ceket, jane popull njeqind here me i mire se Polaket ndaj Shqiperise.
agree
Ka ardhur në vitin 1985 mbas finales tragjike në Stadiumin Heisel në Belgjikë ndërmjet Liverpulit dhe Juventusit. Pastaj këtë deklaratën e mosdhënies së dorës nuk e di nga e ke gjetur ti.
Por polaket o rrot kari nuk fishkullojne hymnin tone sic ja beme ne dhe jane shteti pare i vendeve te lindjes qe njohu Kosoven
imagjinoni te arije keto rezultate ne qemal stafen e vjeter.thojini faleminderit xhaxhi edit qe na krijoj mundesine te shijonim njekohesisht fitoren dhe atmosferen e festes ne vendin e duhur .prandaj sus bukeshkelesve qe skane sy te shohin ,veshe te degjojne ,dhe shqisa te shijojne.
Stadiumin e beri opozita e Saliut
Po pse mer bq lulishteje me leket e veta e boni Rama stadiumin?? Shteti dhe buxheti jane të shqiptarëve jo te Ramës Berishës e hajdutëve të tjerë
Patronazhisti sufllaqexhi, hahaha o zot sa k..r je me kete emer, kujton se godet ndonje keshtu!! Edhe ai tjetri nuk i kishte leket e veta por ja la tu q..inin robt Zeni me Giten parave te shqiptareve, dhe as qe i shkonte ndermend per stadiume, ishte me shume i prirur per stalla dhish dhe kulla me ferngji!! Te jesh opozitar nuk dote thote qe me patjeter te behesh rrot k...i o rryp!! Hiqe nga mendja, rrypi rryp ngelet sa do te mundohet !!
Po pse mor bq lulishteje ta bente edhe Sala jot, se me leket e shteti jo te vetat do ta bente. Po edhe kur filloi stadiumi ishin kunder su mbyllej goja
Bonieku ish lojtar i mire por shume fodull . Jeton me nostalgjin dhe keshtu e peson.
Polaket jane popull puntor, por kane mbetur fshatare te trashe ne mentalitet. Boniek nuk ka mundesi mos flase per Shqiperine, ne nje kohe kur gjithe bota duarteokiti si per fitoren ndaj polakeve edhe ndaj cekeve. Boniek ka qene (nuk di ne eshte akoma) president i federates polake.