“Shuplakë e madhe, do na vijnë tifozë nga Kina”, Sinemati: Anëtarët e FSHF-së çojnë fëmijët në rresht të parë, por nuk pyesin për…

24 Shtator 2024, 11:22Sport TEMA
“Shuplakë e madhe, do na vijnë tifozë nga Kina”,

Vendimi i fundit i Komitetit Ekzekutiv i FSHF-së, për të lejuar pa limit numrin e futbollistëve të huaj në klubet shqiptare, ishte një nga temat e diskutuara në “Procesin Sportiv”.

Gëzim Sinemati e konsideroi këtë një goditje për të rinjtë shqiptarë dhe një lëvizje tërësisht të gabuar nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së.

“Kjo është fundi. Është një shuplakë shumë e madhe dhe unë them se një ditë do ngelin vetëm presidentët shqiptarë. Futbollistët do të jenë të gjithë të huaj. Në stadiume s’do gjesh njeri, do kesh vetëm tifozë të huaj. Tifozë ose nga Kina, ose nuk e di se nga ku, por është një hall shumë i madh. Kur vjen puna që mblidhet Komiteti Ekzekutiv dhe çojnë dorën të gjithë dhe askush nuk kundërshton që të bëhet vetëm me të huaj ekipi, them me vete: ‘A kanë fëmijë ata të Komitetit?’.

Anëtarët e Komitetit, kur luan kombëtarja i çojnë fëmijët atje në radhë të parë që të fotografohen dhe të dalin në fushë, ndërsa kur vjen puna për fëmijët e shqiptarëve nuk mendojnë se çfarë do të ndodhë me ta. Kjo është një goditje e rëndë për ata breza lojtarësh që ne duam të shohim në të ardhmen”, tha ndër të tjera Sinemati.

 

2 Komente

  1. k
    keq e me keq

    Po cfare tjeter pret nga KOPILAT PUSHT-TETARE qe e kane kapur demin nga briret dhe nuk u afrohet njeri.Jane te gjithpushtetshem te nderrojne edhe popullsine e ketij vendi te nemur ,mjafton te mos i shqetesoje njeri ne AFEREN E TYRE TE NDYRE.A thua mendojne se nuk do ti lajne nje dite cfare i kane bere ketij populli dhe vazhdojne ti bejne NDYRRESIART PA ATDHE?

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hasani

      Kur historia përsëritet çmimi rritet.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje