
Federata Shqiptare e Futbollit pak ditë më parë në ceremonitë e shpërndarjes së licencave për trajner ka kryer dhe një shkelje skandaloze.
FSHF ka pajisur me licence trajneri Alban Rexhën, i cili njihet dhe me emrin "ujku" dhe është një emër i njohur për policinë për shkak të trazirave të dhunshme që ka kryer në stadiumet shqiptare.
Rasti i pajisjes së tij me licence trajneri nga FSHF është një tragji-komendi për mënyrën se si funksionon ky institucion i futbollit shqiptar.
Alban Rexha është një nga tifozët huligan që ka një dënim të përjetshëm nga FSHF për të mos qenë prezent në shkallet e stadiumeve shqiptare për shkak të trazirave që ka kryer në vitin 2019 në derbin mes Tiranës dhe Partizanut.
Një vendim i cili në fakt thuajse nuk zbatohet asnjëherë, pasi Rexha është vazhdimisht në tribuna në ndeshjet e skuadrës së Tiranës, me të cilën është tifoz, e jo vetëm.
E cfare mund te prisni tjeter nga “ Duka i krimit”. Mos u cudisni , vetem mrekulli te tilla do te degjoni sa kohe te jete ai ne krye te FSHF.
Ne shqiperi jemi mos u cudisni ca nuk ndodh ktu .kriminelet jane rugve me g klase dhe policia ri i shikon .
E ca pastaj, nje kar me shume, asgje …