Skitë Alpine në Kranjska Gora: Lara Colturi shkëlqen sërish, e treta në zbritjen e parë në slalomin gjigant, la pas Mikaela Shiffrin

3 Janar 2026, 12:22Sport TEMA
Skitë Alpine në Kranjska Gora: Lara Colturi shkëlqen sërish,

Lara Colturi e nis në mënyrë fantastike vitin 2026 në Skitë Alpinë. Skiatorja 19 vjeçare ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në zbritjen e parë në Slalomin gjigant në ndalesën e radhës së Kupës së Botës në Kranjska Gora teksa u rendit në vendin e tretë.


Colturi zhvilloi një garë shumë të mirë në këtë zbritje duke e përshkuar pistën me kohën 1 minutë 1 sekondë e 75 të mijtat, 37 të qintat më shumë se fituesja e kësaj zbritjeje, Camille Rast, ndërkohë që e dyta u rendit amerikania Paula Moltzan.

Lara Colturi në këtë zbritje la pas emra të tillë si Mikaela Shiffrin, kryesuese e klasifikimit të përgjithshëm në këtë edicion të Kupës së Botës në Skitë Alpine, Julia Scheib apo Sara Hector. 

Zbritja e dytë do të jetë në orën 13:00 me Lara Colturin që po shfaqet në një formë të jashtëzakonshme dhe që do të tentojë të regjistrojë një tjetër podium pas atyre në Levi, Gurgl, Copper Mountain dhe Semmering.

Lini një Përgjigje