Sylvinho: Do jetë e vështirë ndaj Andorrës, Play Off një hap i madh

12 Nëntor 2025, 17:51Sport TEMA
Sylvinho: Do jetë e vështirë ndaj Andorrës, Play Off

Shqipëria do të zbresë në fushë të enjten përballë Andorrës, në ndeshjen e radhës të Kualifikueseve të Botërorit, një sfidë vendimtare për objektivin e kuqezinjve drejt Play Off-it. Në konferencën për shtyp para takimit, trajneri Sylvinho foli për rëndësinë e këtij dueli dhe vështirësitë që priten.

“Janë dy ndeshje të ndryshme. Trajneri i Andorrës është në detyrë prej kohësh dhe e njeh mirë skuadrën e tij. Kanë një mbrojtje solide, ndaj është gjithmonë e vështirë të luash kundër tyre,” u shpreh tekniku brazilian.

Sylvinho solli në vëmendje edhe performancën e fundit të kundërshtarit: “Në ndeshjen me Serbinë, barazuan në pjesën e parë, çka tregon se janë një ekip i fortë dhe i organizuar.”

Trajneri kuqezi vlerësoi gjithashtu rritjen e Kombëtares dhe të vetë federatës: “Po përmirësohemi shumë në çdo drejtim. Diferencat në futboll janë gjithnjë e më të vogla. Të luash jashtë është më e vështirë se në shtëpi, ku kemi bërë rezultate më të mira. Play Off është një hap i madh dhe sfidues, por shpresoj që nesër të zhvillojmë një ndeshje të mirë,” përfundoi Sylvinho.

1 Komente

  1. T
    Tifozi

    Është e vështirë për frikacakët që e nxjerrin këtë fjalë nga goja në momentet kur s’duhet se duhet kurajo e besim.E vështirë është Anglia,po,por dhe asaj po të ‘luftojmë’ si duhet i marrim pikë,ndërsa ndaj Andorës duhet të jesh optimist dhe të thuash që do të fitojmë patjetër dhe me rezultat të thellë bile,kështu i karikon lojtarët dhe i jep besimin,jo me pesimizëm dhe me mëdyshje. Shiko, kështu (pak a shumë),jemi gjendur kur u kualifikuam në europianin e Francës në 2016,në Armeni,ku bëmë një lojë të nivelit të lartë,,ku mbi të gjitha qëndronte dëshira per te fituar,ku luajtem fort,treguam karakter,sfidduam presionin ( ishim te pergatitur mire psikologjikisht siç ishim ndeshjen e fundit ndaj Serbisë), e mbajtem kundershtarin gjate gjithe ndeshjes ne presing dhe fituam 3:0. Andora bën një lojë tipike spanjolle,ku dominon teknika,prandaj duhet nje mesfushë e blinduar me lojtar teknik dhe me tre sulmues. I uroj përfaqësueses fitore me goleadë,ku të zbrazin gjithë energjitë për ta vënë përfund një skuadër modestë si Andora dhe të tregojmë se ne jemi një skuadër që ecim përpara dhe që s’duhet të kthehemi mbrapa,prandaj luajmë vetëm për fitore dhe s’duhet ta diskutojmë këtê. Suksese!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje