“Sylvinho e kuptoi formulën e duhur”, Vata: Më kanë kontaktuar shumë skocezë pas triumfit të Shqipërisë në Serbi

20 Tetor 2025, 13:36Sport TEMA
“Sylvinho e kuptoi formulën e duhur”, Vata: Më kanë

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Rudi Vata, ka komentuar në emisionin Mega Sport në A2 CNN fitoren historike të kuqezinjve 1-0 ndaj Serbisë në Leskovac, duke e cilësuar si një moment që ka bashkuar gjithë shqiptarët.

“Kërkesat janë në rritje, por kjo është pozitive. Ne duam që kombëtarja të rritet. Mentaliteti tashmë është për fitore dhe kjo ndeshje tregoi që skuadra jonë është gati të përballet me çdo kundërshtar. Djemtë bënë një punë të jashtëzakonshme në një ambient që kishte një vlerë mbarëkombëtare”, u shpreh Vata.

Sipas tij, triumfi në Serbi ka tejkaluar përmasat sportive. “Ka qenë një ndeshje që i ka dhënë një energji të madhe popullit shqiptar. Është një fitore shumëdimensionale, një sukses që të frymëzon dhe të bën të ndihesh krenar”, shtoi ai.

Vata tregoi se jehona e fitores ka shkuar përtej kufijve. “Më kanë kontaktuar shumë miq skocezë që janë impresionuar nga mënyra si festuan shqiptarët. Ata e panë se kjo nuk ishte thjesht një ndeshje futbolli, por një ngjarje kombëtare.”

Duke analizuar aspektin teknik, ish-kapiteni theksoi se trajneri Sylvinho ka mësuar nga gabimet e mëparshme. “Mënyra sesi janë përgatitur dy ndeshjet e fundit ka qenë e duhura. Deri para tyre, Sylvinho kishte bërë disa gabime, por tani ka kuptuar pikat e dobëta dhe si t’i shfrytëzojë. Ai lexoi saktë dy mbrojtësit e rinj të Serbisë, dhe kjo i dha energji sulmuesve tanë, Manaj dhe Uzuni, të cilët krijuan shumë probleme. Goli erdhi pikërisht si rezultat i atij presioni”, tha Vata. 



7 Komente

  1. C
    Cufe

    Tani meqe i ka pelqyer Silvinjo ketij gjithollogut ja hodhi Silvinjo............... Po ku jep dot mend Silvinjos ti mor mendjelli....... Te pakten shif ekipet ku ka luajtur Silvinjo dhe me cfare trajneresh ka punuar si lojtar dhe si zevendes trajner dhe duhet te heshtesh....... Je picirruk para Silvinjos ti dhe shume mendjellinj te tjere

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nje nga Skrapari

      O Vata qe shet gjithmon mend dhe na tregon patriotizmit tend fals,,,Nqs te thimbsej Shqiperia te pakten ate djalin tend duhej ta kishe orientuar drejt Shqiptarizmit dhe jo pordh me rigon,si fajet i ka Duka,jo po ky apo ai....dhe pastaj duke thene qe ai ndoqi anen e te jemes irlandeze.I biri Vates nuk di ku bie Shqiperia...

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bujar kanapari

        Fare e thjeshte pse shume futbolliste braktisin Shqiperine per nje kombetare tjeter. Nuk kane garanci. Shqiperia ka shume futbolliste te nje niveli. Vetem ne kombetaren tone ndodh qe nje futbollist vjen, luan 2 ose asnje ndeshje dhe nuk grumbullohet me. Cfare te bente Bajrami, te refuzonte Zvicren kur kishte 3 vjet qe ishte grumbulluar. Ne kombetare kur te thirresh, duhet te besh karriere, trajneret duhet te jene te bindur, ose ne ndonje rast per emergence per nje ndeshje, mund te grumbullosh per here te pare edhe nje lojtar 35 vjeç.

        Përgjigjjuni
    2. T
      Timi

      Serbia nuk është çdo ekip. Janë mesatar. Kur të luash barazim me Anglinë atëherë mund të flasim për çdo ekip.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zaza

        O vata mbete ordiner je bere si kopetenti Iko celltik i likes Gezo leket e likes o rud dhe mos e hap shime se nuk ke qene ndoje futbollist

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tifozi plak

          Para ndeshjes ky kari thoshte se Silvinjos i ka mbaruar energjia .

          Përgjigjjuni
          1. P
            Patrioti

            Përseri po pjerdh nga bytha që e përdor si gojë ky gjakprishurit që kurrë ska qënë futbollist. E mbani mënd që po të vraponte shpejt 10 metra rëxohej? Ik mor lapangjoz që e mban dhe veten për expert. Ptuuu, faqezi.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje