Sylvinho tregon fjalët që i ka thënë Roberto Mancini: Dy gjërat e vështira të një trajneri

15 Dhjetor 2025, 21:31Sport TEMA
Sylvinho tregon fjalët që i ka thënë Roberto Mancini: Dy

Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho, ishte personi që dha çmimin “Trajneri i Vitit” në ceremoninë gala që u zhvillua sot, 15 dhjetor.

Ai tha se puna e trajnerit është shumë e vështirë, teksa kujtoi edhe se si e ka nisur këtë punë dhe fjalët që i ka thënë trajneri Roberto Mancini.

“Njësoj si një arbitër, e kam të vështirë për të kuptuar. Unë zgjodha të jem trajner. Është shumë e vështirë. Njerëzit nuk e kuptojnë, por është një punë e vështirë. Është një presion për ne. Si trajner, është bukur. Je vetëm, por është bukur.

Më kujtohet tani Roberto Mancini. E nisa me atë. Në një moment më tha se ka dy gjëra të vështira. Të vendosësh një lojtar në stol dhe të mos e lesh një lojtar të luajë. Është e vështirë. Kjo është puna e trajnerit. Ne duhet të jemi shumë të mirë. Të flasim me ata. Unë kam shumë besim. Tani njihemi prej dy vitesh. I shikoj lojtarët në sy dhe flasim”, tha Sylvinho.

1 Komente

  1. K
    Kiu

    Po ku janë ato dy gjërat? Sikur ishte një e vetme? Apo futja kot.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje