Synohet vetëm fitorja: Shqipëria pa mungesa ndaj Izraelit

9 Qershor 2022, 19:09Sport TEMA

Synohet vetëm fitorja: Shqipëria pa mungesa ndaj Izraelit

Interes i lartë nga tifozët, shiten mbi 10 mijë bileta

Të gjithë të gatshëm për ndeshjen me Izraelin. Futbollistët e Kombëtares Shqiptare janë në formë të mirë dhe optimistë, por mbi të gjitha me këmbë në tokë për sfidën e së premtes. 

Pas disa ditësh stërvitje të diferencuar edhe Myrto Uzuni, ka kryer seancën e parë me ngarkesë të plotë. Pjesa tjetër e skuadrës, nuk ka asnjë problem sa i takon dëmtimeve dhe gjendja e futbollistëve duket e mirë.

Stadi, futbollistët madje edhe drejtuesit e federatës presin një ndeshje të fortë por me besimin se përfaqësuesja do të marrë fitoren ndaj Izraelit. 

Është i bindur edhe Presidenti Duka i cili u shpreh gjatë rinovimit të marrrveshjes me sponsorin e fanelës Macron.

Dhe në fakt interesimi i tifozëve nuk është i vogël. Biletat vazhdojnë të shiten, deri këtë të enjtë rreth 15 mijë. Pritet që stadiumi të jetë i mbushur afërsisht të të gjithë kapacitetin e tij. 

Kuqezinjtë shpresojnë tek mbështetja e tifozerisë si lojtari i 12 në fushën e Air Albania.

Lini një Përgjigje