Taulant Xhaka merr vendimin, do të tërhiqet nga futbolli në fund të sezonit

12 Shkurt 2025, 17:43Sport TEMA
Taulant Xhaka merr vendimin, do të tërhiqet nga futbolli në fund

Mesfushori Taulant Xhaka do të tërhiqet në fund të këtij sezoni. Pas një karriere të pasur, futbollisti shqiptar ka vendosur ta mbyllë me futbollin e luajtur në moshën 34-vjeçare.

Kjo u bë e ditur nga klubi i Basel-it, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.


“Gjithmonë ka qenë e rëndësishme për mua që të vendosja vetë, kur do të ndaloja së luajturi futboll. Në fund të muajit Mars do të jem 34 vjeç. Mendoj se e është e duhur që të tërhiqem në këtë moshë, siç kam edhe numrin 34 në fanellë, që nga rinia ime”, tha Xhaka.

Mesfushori ia kushtoi të gjithë karrierën e tij Basel-it në Zvicër, përveç dy sezoneve si i huazuar te Grasshoper.

Pas më shumë se 400 ndeshje, Xhaka do të varë këpucët në gozhdë në fund të sezonit, duke i dhënë fund një karriere spektakolare.

Xhaka luajti për fanellën e Shqipërisë për 31 ndeshje, ku shënoi një gol, atë ndaj Izraelit në Shtator 2018. Mesfushori njoftoi tërheqjen nga Kombëtarja në vitin 2021.

2 Komente

  1. X
    Xha

    31 ndeshje - 1 gol. Ky po lojtar

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kot

      Patetik lojtar. Qejfi I ketyre bashke me vellain ishte te tregonin sa te forte ishin.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje