Teuta pa president, Edmond Hasanbelliu largohet pas 26 vitesh nga drejtimi i klubit

16 Qershor 2025, 20:45Sport TEMA
Teuta pa president, Edmond Hasanbelliu largohet pas 26 vitesh nga drejtimi i

Pas më shumë se një çerek shekulli në krye të klubit Teuta, Edmond Hasanbelliu ka zyrtarizuar dorëheqjen nga posti i presidentit. Lajmi është bërë i ditur përmes një mesazhi publik prekës, ku ai falënderon bashkëpunëtorët dhe tifozët për mbështetjen gjatë gjithë rrugëtimit.

Mesazhi i plotë:

“Me keqardhje, dua të njoftoj se kam dhënë dorëheqjen nga pozicioni i Presidentit. Pas një periudhe të gjatë angazhimi dhe përkushtimi, kam vendosur që të hap një kapitull të ri në jetën time, duke kërkuar mundësi të reja profesionale dhe personale.

Gjatë kohës që kam qenë pjesë e shoqatës, kam pasur mundësinë të kontribuoj në zhvillimin e projekteve të ndryshme dhe të punoj me shumë individë të jashtëzakonshëm. Për këtë, ndjehem i vlerësuar dhe i falënderuar për mbështetjen dhe bashkëpunimin që kam marrë nga çdo anëtar i shoqatës.

Edhe pse po largohem, kam besim që shoqata do të vazhdojë me të njëjtin entuziazëm dhe përkushtim në realizimin e qëllimeve të saj. Do të mbaj gjithmonë një lidhje të ngushtë me të gjithë dhe i uroj suksese të gjithëve në të ardhmen.

Faleminderit për të gjitha momentet dhe mundësitë që kam pasur për të kontribuar në këtë udhëtim!”

Tashme mbetet për t’u parë se kush do të marrë stafetën në krye të klubit te Teutës.

Lini një Përgjigje