Elseid Hysaj është futur në histori të Kombëtares, si lojtari me më shumë ndeshje me fanellën kuqezi, plot 94 të tilla.
Pas ndeshjes, mbrojtësi tregoi emocionet, ndërsa shtoi se merak i ka mbetur ndeshja me Kroacinë në Europian.
“Është momenti më i bukur i jetës sime. Jam shumë i lumtur për golat, sepse donim ta fitonim këtë ndeshje. Nuk donim të humbnim, sepse do të ngjante pak keq.
Po më vjen momenti edhe mua për të qenë veteran. Është gjithmonë bukur të luash në Kombëtare. Ndjenja është e njëjtë, si fëmijë, si tani.
Nuk mund ta vendos unë se sa ndeshje do të luaj. Mund të ndodhin gjëra gjatë rrugës. Kur ta shoh se nuk do të mund të jap më për Kombëtaren do të hap rrugën. Por është ende herët”, u shpreh Hysaj.
Ky ka bërë 98 gola..!? Uau….!!!!! Jooooo,ka bërë 98 ndeshje me kombtaren..(më bërtet nipi te veshi, se unë s’para degjoj mirë).. Dhe e mbylli,dmth i vari këpucët në gozhdë…!? ( vazhdova unë me ‘injorancen’ time) Por jo mor jo.o gjysh,ai vazhdon të luaj ( çirret nipi duke bërtitur,duke shpresuar se duke bërtitur unë dëgjoj më mirë,kur unë në fakt hiqem sikur s’dëgjoj mirë).. Po atëhere ky qenka një pyk në diell,më duket,se mund të priste ta festonte kur të bënte100 ndeshje,në Nëntor..!? Me c’kuptoj qenka mësuar me festu paradhënie..,apo ka frikë se në dy ndeshjet e fundit do të luaj keq dhe nuk do t’ja bëjnë këtë ceremoni..!? E mër gjysh ,mos u tall dhe ti ,se ai ka lujt mirë në këto eliminatore,( më mbushte mendjen nipi) E mir o se nuk i thash ndonji gjë,mos u mërzit,se tanët jemi..!!!
Urime kampion, faleminderit per gjithcka ke dhene per fanelen e kombetares.
Xha Teme po kar mbete vetem karat tallen me krenarine e shqiptareve, Hysaj eshte rekordmen me numrin e deshjeve me Kombetare dhe ajo festohet kur behesh i tille, mbase me 40-50- 60 e me rradhe ndeshje dhe nuk pritet te festohet o koqe ne numrin 100 te ndeshjeve nderkombetare me Kombetaren Kuq e Zi. Numrin 100 dhe meshume ja urojme t'i realizoj ky mbrojtes veteren krenari e shqiptareve dhe e klubeve ku ka luajtur e luan jashte Shqiperise.