Tirana fiton 3-0 ndaj Partizanit në “Arenën kombëtare”, në një derbi të dominuar plotësisht.
Bardheblutë e nisën ndeshjen në sulm dhe lëshuan sinjale të qarta. Zharmuni përfitoi në maksimum nga një top i kthyer, teksa nga fare pranë realizoi me kokë.
Depërtim fantastik i Zharmuni, me këtë të fundit që provoi të fusë një top në qendër, por Ismaili preku topin me dorë, duke shkaktuar 11-metërsh. Nga pika e bardhë nuk fal Zharmuni, me një ekzekutim perfekt.
Pjesa e parë përfundoi me dominimin e të besuarve të Shkëmbit, ndërsa shumë pak për të thënë për Partizanin, që nuk po dilte dot në lojën e vet.
Në pjesën e dytë, portieri i të kuqve, Hoxha shkaktoi penallti duke penguar kundërshtarin. Gjakftohtë nga 11-metra, Ernest i siguroi fitoren Tiranës.
Tirana renditet në vendin e tetë me 35 pikë dhe sheh nga mbijetesa. Në krahun tjetër, Në krahun tjetër, ekipi i Gegës vendos në rrezik Final Four, pasi ka vetëm një pikë më shumë se Elbasani.
Ja ky është futbolli këtu,ekipi që po del nga kategoria mund dhe poshtëron ekipin që pretendon për kampion
Kjo esht fytyra e vërtet e pazareve të pista, Nuk ekziston më futboll i pastër Esht kthyer në biznes
Ne serbi Rrihen longaret ahqipetare ne fushe nga policia dhe te fjirh ekipi perfundojne ne poloci , akeni ndonje lajme , apo sju plas fareee