Tirana fiton pastër në derbi ndaj Partizanit

3 Tetor 2025, 20:57Sport TEMA
Tirana fiton pastër në derbi ndaj Partizanit

Tirana tregon forcën në derbin ndaj Partizanit, teksa në “Air Albania” triumfoi me shifrat 0-3.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me të dy skuadrat që treguan dëshirë të madhe për të fituar këtë takim.

Në start, ishin të kuqtë që u shfaqën më kërkues, por pa mundur dot të bëjnë diçka konkrete.

Për të ardhur te goli i parë i bardhebluve, te Partizani nuk kuptohen si duhet në prapavijë, me Falaje që nuk fal duke ndëshkuar kundërshtarin.

Nuk vonoi shumë edhe goli i dytë i ekipit të Bordin. Pacacia fitoi penallti, të cilën e shndërroi në gol po vetë.

Në pjesën e dytë, Partizani u hodh në sulm dhe ushtroi presion asfiksues, por vetëm kaq, pasi Tirana mbylli një herë e mirë llogaritë me golin e Tabeku.

Ky sukses ringjall Tiranën, me këta të fundit që shkojnë në kuotën e 5 pikëve, ndërsa Partizani ka 4 pikë.

2 Komente

  1. z
    zamir

    VIÇAT E GAZ VIÇIT....plera

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tirona pa tironc.

      "zamir" mos shaj ore bythe plonc, qe ke men sa nje koker caraci qe i mbillnin tironcit tek porta e hyrjes ne ne oborr ne ane te nevojtores ku lanin bythen me kanoce te ndryshket. Po noj cun tirone me bo gol nuk kishte ne skuadren e mbushur me jevgj, kte shif tina o zamiro.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje