Tjetër problem për mbrojtësin e Anglisë, “ylli” i prapavijës rrezikon pjesëmarrjen në Euro 2024

18 Maj 2024, 10:41Sport TEMA
Tjetër problem për mbrojtësin e Anglisë, “ylli”

Luke Shaw ishte shumë pranë rikthimit në fushë teksa mungon prej muajit shkurt, mirëpo, mbrojtësi ka pësuar një tjetër tërheqje muskulore që shtyn rikthimin e tij në fushë dhe rrezikon seriozisht pjesëmarrjen e tij në Euro 2024 që starton më datë 14 qershor.

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate pritet që të shpallë listën e të grumbulluarve brenda një jave dhe Shaw është me një pikëpyetje të madhe. Nga ana tjetër, trajneri i Manchester United, Erik ten Hag theksoi se nuk e di nëse lojtari do të jetë gati për Europian, por shtoi se do të tentojnë që fillimisht ta rikuperojnë për finalen e FA Cup ndaj Manchester City.

“Nuk e di nëse Shaw do të rikuperohet në kohë dhe të grumbullohet për Europianin. Di vetëm që ne do të tentojmë ta kemi në dispozicion për finalen e FA Cup. Lojtari po përjeton një periudhë shumë të komplikuar, tani pësoi një problem të ri dhe na duhet të zbulojmë se për çfarë bëhet fjalë”,- u shpreh Ten Hag.

2 Komente

  1. -
    - me

    1hghjj

    Përgjigjjuni
    1. P
      Për korrektesë

      Wow, çfare fatkeqesie kombetare per Shqiperinë! Apo nuk luan per Shqiperinë ky? Ky Luke Shaw që thoni ju, është një lojtar mesatar që nuk i duhet as skuadres së vet, Manchester United, jo më t'i duhet Anglisë. Ky është nga ata që, po nuk pate pulën, ha sorrën. Është fat që është vrarë, sepse ky grumbullohet vetem nga ai trapi që është manaxheri i kombetares angleze, dhe si artikull vlen vetem per tifozët e Manchester United. Oh, edge per bastaxhinjtë.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje