
Kukësi mposhti Laçin në transfertë me rezultatin 1-2, në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-t në Abissnet Superiore.
Kurbinasit kaluan të parët në avantazh, teksa në minutën e 10-të shënoi sulmuesi Saliou Guindo.
Megjithatë verilindorët ia dolën të përmbysin shifrat.
Në minutën e 26-të, ishte Rashiti që vendosi baraspeshën, ndërsa në minutën e 52-të, Ebert i dha avantazhin skuadrës së Hallaçit, me rezultatin që nuk ndryshoi deri në fund.
Me këtë fitore, Kukësi ngjitet në vendin e shtatë me 31 pikë dhe zbret në vendin e tetë Laçin me 30 pikë.
Lini një Përgjigje