Trump vendos në dyshim Kupën e Botës 2026: Mund t'i zhvendosim ndeshjet nga qytetet e rrezikshme

26 Shtator 2025, 17:15Sport TEMA
Trump vendos në dyshim Kupën e Botës 2026: Mund t'i

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se do t’i zhvendosë ndeshjet e Kupës së Botës që zhvillohet verën e ardhshme (11 qershor - 19 korrik 2026) larg qyteteve pritëse që ai i konsideron të rrezikshme. Presidenti amerikan tha se do të sigurohej që San Francisco dhe Seattle të ishin të sigurta, duke shtuar se qytetet “drejtoheshin nga të çmendur të së majtës radikale që nuk dinë çfarë po bëjnë”.


'Lumen Field' i Seattle dhe 'Levi' në Santa Clara, një orë larg San Franciscos do të presin nga gjashtë takime secili. Trump ka kërcënuar përsëri të dërgojë trupa federale në Çikago, pasi e ka bërë këtë në Los Angeles dhe Washington DC. Ai u zotua se Çikago do të bëhet i sigurt për Kupën e Botës.

“Këto qytete drejtohen nga ekstremistë të krahut të majtë që nuk dinë çfarë po bëjnë. Ne do të sigurohemi që këto ndeshje të zhvillohen në mënyrë të sigurt. Nëse mendojmë se një qytet mund të jetë sadopak i pasigurt për Kupën e Botës, do ta zhvendosim atë në një qytet tjetër", ka thënë fillimisht Trump në Shtëpinë e Bardhë, kur u pyet për ndeshjet e Kupës së Botës të planifikuara në Seattle dhe San Francisco.

Trump vuri në dukje se "nëse mendojmë se një qytet do të jetë sadopak i pasigurt për Kupën e Botës ose Lojërat Olimpike (në Los Angeles në 2028), por veçanërisht për Kupën e Botës, duke pasur parasysh që gara është e përhapur në kaq shumë qytete, ne nuk do të lejojmë që lojërat të mbahen, ne do t'i zhvendosim ato", tha 79-vjeçari.


Shorti për Kupën e Botës i cili do të bashkorganizohet nga SHBA-të, Kanadaja dhe Meksika, do të zhvillohet në Uashington D.C. më 5 dhjetor.

 

6 Komente

  1. S
    Salihi

    Mire e ke ti, por mos bojkotojne fare shtetet kupen e botes e bani ti me Melanen

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tramp kllouni

      E djathta ekstreme ideologjikisht është e rrezikshme për këtë aktivitet, e jo e majta. Aty bëjnë pjesë gjithë huliganët që i prishin imazhin futbollit.

      Përgjigjjuni
      1. B
        BAGGERMAN

        Shif sulmin mbi Capitol, qe te kuptish hillbills- at dhe rednecks qe mbeshteten kete idiotin portikalli. Ishte hera e pare qe sulmohen institucionet shtetereore ne USA. Kjo eshte merite e Orange Trap DONKEY.

        Përgjigjjuni
      2. K
        Krasnov

        Bo bo sa pis po e ben ky agjenti rus ameriken.

        Përgjigjjuni
        1. f
          foshnja

          Ne Cikago nuk eshte planifikuar te luhet ndonje ndeshje e boterorit qe me pare. Si i perktheni keto lajme ne kete menyre? Dhe megjithe verejtjet e lexuesve asnje permiresim ne rritjen e cilesise se gazetes

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sander

            VETEM KAPELJA E TIJ TRGON GJITHCKA

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje