U ndëshkua që të luajë gjithë sezonin pa tifozë, Komisioni i Apelit zbut dënimin për Tiranën, hapet stadiumi për derbin ndaj Partizanit

25 Nëntor 2024, 16:51Sport TEMA
U ndëshkua që të luajë gjithë sezonin pa tifozë,

Tirana apeloi vendimin e marrë disa javë më parë nga Disiplina, ku bardheblutë u dënuan që të zhvillonin të gjithë sezonin pa spektatorë. Komisioni i Apelit, pas shqyrtimit të rastit, vendosi që të zbusë dënimin, me skuadrën kryeqytetase që do luajë 8 ndeshje pa tifozë.

Kështu, deri më tani, ekipi i Maganit ka luajtur 3 ndeshje dhe nga dënimi kanë mbetur vetëm 5 ndeshje.

 Tirana do të ketë mbështetjen e tifozëve në derbi ndaj Partizanit, pasi masa quhet e pezulluar!

Sipas asaj që shkruhet, është lënë në fuqi gjoba në masën 300.000 (treqind mijë) lekë.

Komisioni i Apelit pasi mori në shqyrtim ankimin e Klubit të Futbollit Tirana,

Me vendimin nr.13, pika 1 datë 01.11.2024 Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka vendosur të marrë kundrejt KF Tirana, masat disiplinore si më poshtë vijon:

KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve të ekipit mik, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/1, 17/2/b, 17/2/c dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë dhe zhvillimin pjesës së mbetur të ndeshjeve të sezonit futbollistik 2024-2025 pa spektatorë.

Më datë 09.11.2024 KF Tirana, ka paraqitur ankim me objekt:

Rrëzimin e Vendimit13, pika 1 datë 01.11.2024 të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës.

Komisioni i Apelit të Disiplinës dhe Etikës pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, dogjoi përfaqësuesit e Klubit të Futbollit Tirana, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjen në tërësi si dhe duke u bazuar në nenet 65 e vijues të Kodit të Disiplinës dhe Etikës,

Lënien në fuqi të masës së dënimit me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë.
Ndryshimin e pjesës tjetër të vendimit duke vendosur:
Dënimin e Klubit të Futbollit Tirana për zhvillimin e të 8 (tetë) ndeshjeve pa spektatorë.
Pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit prej 5 (pesë) ndeshjesh.
Pezullimi i dënimit revokohet nëse gjatë periudhës së provës KF Tirana kryen një shkelje tjetër të natyrës dhe rëndësisë së ngjashme.
Periudha e provës do të jetë deri në përfundim të sezonit futbollistik 2024-2025.
Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.

1 Komente

  1. p
    partizoni

    Federate kurve ! Nuk ka me futboll por vetem pazar dhe lek, vetem shou . Tallen me tifozet me ndjenjat e tyre .Po ti ndigjosh po pregatsin opinionin qe Vllaznia eshte per titull dhe ne fund do tja japin me cdo menyre pavarsisht rrethanave dhe vitin tjeter do kthehet zhvillimi i kampionatit si me pare me renditje te pergjithshme.prandaj nuk shkohet ne stadium as derbin nuk duhet te shkohet!!! Ky lloj maskaralliku duhet te mare fund.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje