UEFA merr vendimin zyrtar: Shqipëria dhe Serbia do organizojnë Kampionatit Europian 2027 U-21

4 Shkurt 2025, 15:33Sport TEMA
UEFA merr vendimin zyrtar: Shqipëria dhe Serbia do organizojnë

Federata Shqiptare e Futbollit mirëpret vendimin e sotëm të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s që i jep të drejtën Shqipërisë të jetë një nga vendet organizatore të Kampionatit Europian U-21 të vitit 2027.

Ky turne, i cili do të zhvillohet në qershor të vitit 2027, do të përfshijë 16 skuadra që përfaqësojnë talentet më të spikatura të futbollit të moshave në Europë, mes tyre edhe lojtarë që tashmë aktivizohen në ligat më të mira të kontinentit. Si një nga vendet pritëse, Shqipëria do të ketë për herë të parë mundësinë që të përfaqësohet me brezin e saj të ri të futbollistëve U-21 në një turne madhor ndërkombëtar.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, deklaroi: “Ky është një vendim shumë i rëndësishëm nga UEFA, sepse Kampionati Europian U-21 i vitit 2027 do të jetë më shumë sesa një turne futbolli. Ai do të shërbejë si një katalizator për të thyer barriera, për të forcuar mirëkuptimin e ndërsjellë dhe për të krijuar një të ardhme më pozitive për popujt e Shqipërisë dhe Serbisë. Ky turne do të tregojë gjithashtu se çfarë mund të arrihet kur njerëzit bashkohen rreth një objektivi të përbashkët, të frymëzuar nga fuqia e futbollit”.

Presidenti Duka shtoi: “Ky do të jetë eventi më i madh sportiv në historinë e Shqipërisë. Prandaj, ai na jep mundësinë që, me mbështetjen e UEFA-s, të modernizojmë stadiumet dhe infrastrukturën e futbollit në të gjithë vendin. Gjithashtu, ky organizim do të krijojë një trashëgimi të qëndrueshme për të frymëzuar brezat e ardhshëm të lojtarëve, vullnetarëve dhe tifozëve në të dyja vendet”.

Dy vendet organizatore do të mirëpresin secila nga tetë skuadra pjesëmarrëse, ndërsa ekipet do të luajnë në vendin e tyre pritës deri në finalen e madhe, e cila do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare” në Tiranë.

Ky stadium, me një kapacitet prej 22,000 spektatorësh, ka pritur finalen e UEFA Europa Conference League në vitin 2022. Ndërkohë, ndeshjet e tjera të Kampionatit Europian U-21 të vitit 2027 që do të zhvillohen në Shqipëri, do të luhen në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, “Elbasan Arena” në Elbasan dhe “Arena Egnatia” në Rrogozhinë.

4 Komente

  1. R
    Rama Vučić

    Vazhdo Edi Rama ta pikturosh Vučićin dhe Serbinë si bashkëpunuese dhe paqësore! Ka mbetë veç edhe skenari rus që kreu agresion kundër Ukrainës gjatë Lojërave Olimpike në Soçi.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pjeter

      O njish,nuk eshte vendim qeverrie,eshte bere kerkese nga Duka sepse do votat edhe te Serbise per tu rizgjedhur ne UEFA,ja pa lezetin kodoshi. Shqiptaret duhet ta bojkotojne komplet ate kampionat.Tifozat kuqezi te protestojne fuqishem,kjo tregon se Duka nuk ka asnje konsiderate per ndjenjat e shqiptareve te Kosoves. Une po te isha prej atyre çunave me origjine nga Kosova,do ja plasja bluzen ne fyryre feudalit te FSHF-se,dhe nuk do i pergjigjesha fteses ,sepse eshte vetem interesi personal i matrapazit qe shfrytezon ne menyre kaq vullgare kombetaren tone. Bojkotim nga te gjithe!!

      Përgjigjjuni
    2. G
      Gjergj Kastrioti

      Bravo UEFA.... Te fuqizojme mardheniet me fqinjet... Respekte ky vendim i UEFAs i Shkelqyer.

      Përgjigjjuni
      1. d
        dori

        Shikoni se çfar shkruan ky shpellari me emrin Rama Vucic,....o RRK ke ngatërruar Ramën me Dukën e drogës....

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje