Elseid Hysaj u largua i dëmtuar nga fusha, zv. trajneri: Dukej lëndim i dhimbshëm, ai është një lojtar fantastik

4 Shkurt 2025, 09:55Sport TEMA
Elseid Hysaj u largua i dëmtuar nga fusha, zv. trajneri: Dukej lëndim

Elseid Hysaj la përpara kohe fushën e lojës mbrëmjen e djeshme. Mbrojtësi shqiptar po shfaqte një nivel mjaft të mirë loje kundër Kaljarit, por një dëmtim bëri që të dilte përtej vijave kufizuese. 

Zëvendëstrajneri i Lacios ka deklaruar pas ndeshjes se lëndimi i Hysajt dukej tepër serioz, megjithëse ende nuk kanë një përgjigje përfundimtare  për shkallën e tij.

“Ishte e dhimbshme. Shpresojmë që dëmtimi të mos jetë shumë i keq. Ai është një lojtar fantastik. Ne e vlerësojmë shumë atë (Hysajn). Lëndimi dukej mjaftueshëm i rëndësishëm. 

Do të kryejë të gjitha vizitat e duhura. Shpresojmë të mos mungojë shumë gjatë. Jemi një skuadër që shpenzojmë shumë në stërvitje, edhe atë që luajnë pak, janë të gjithë të përfshirë”, ka deklaruar Fabricio Del Roso.

1 Komente

  1. l
    luli

    dy paraqitjet e fundit ne kampionat hysaj ka luajtur shum mir....po kalonte forme te mire ndoshta dhe per kombetaren por ja qe u demtua...ky eshte futbolli

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje