Derbi Partizani-Tirana do të luhet të dielën e 9 shkurtit në orën 13:30.
Supersfida javës së 24 ishte parashikuar të zhvillohej në mbrëmje, në orën 20:00, por për arsye sigurie, ky takim është zhvendosur të luhet të dielën në mesdite.
Pavarësisht objektivave të ndryshme që dy skuadrat e kryeqytetit kanë këtë sezon, secila prej tyre kërkon vetëm fitore.
Partizani lufton për top katërshe, ndërsa bardheblutë kanë synimin mbijetese.
Ndeshja do të luhet në stadiumin ''Arena e Demave'' në kryeqytet.
Lini një Përgjigje