“Sulmues modern”, sirena nga Serie A dhe Premier League për Seferin

13 Qershor 2024, 12:23Sport TEMA
“Sulmues modern”, sirena nga Serie A dhe Premier League për

Taulant Seferi është gati për Euro 2024, njësoj si të gjithë shokët e tij të skuadrës te ekipi kombëtar i gjithë shqiptarëve.

27-vjeçari, autor i 19 ndeshjeve dhe 3 golave me Shqipërinë, dha kontributin e tij në kualifikimin e kuqezinjve në Europianin e Gjermanisë.

Shumë kilometra të përshkruara dhe 2 gola në suksesin ndaj Çekisë. Seferi është pjesë e Vorskla Poltava në Ukrainë, ndërkohë që edicionin e kaluar e kaloi i huazuar në Emiratet e Bashkuara Arabe (Baniyas).

TMW, lojtarin nga Kumanova e cilëson një sulmues krahu modern. “Luan me të djathtën, por aktivizohet në të majtë, siç i pëlqen trajnerit Sylvinho”.

Me brazilianin që preferon që në krahët e ofensivës të aktivizojë lojtarë që luajnë me këmbën e kundërt. Njësoj si Asani që niset nga e djathta për të konkretizuar me “sallaken” e tij të mrekullueshme.

Titullar i Shqipërisë dhe një nga kërcënimet kryesore për Italinë në duelin e 15 qershorit”, vijon TMW duke iu referuar përballjes në ‘Signal Iduna Park’, sfida e parë e Shqipërisë në grupin B. Ku bëjnë pjese edhe Spanja e Kroacia.

Ofertat nuk mungojnë dhe e ardhmja e Seferit mund të jetë Serie A. Ose Premier League. Cagliari, Lecce dhe Empoli janë klubet e interesuara për shërbimet e lojtarit shqiptar.

Dhe sfida përballë Di Lorenzos në takimin e së shtunës kundër Italisë, por jo vetëm, do të ndiqet me kuriozitet të madh nga përfaqësuesit e tri klubeve të Serie A.

Por, Seferi mund të përfundojë edhe në ishull, aty ku Ipswich Town, skuadra që siguroi rikthimin në Premier League, është e interesuar dhe gati të veprojë për blerjen e futbollistit të Kombëtares.

1 Komente

  1. I
    Ish trainer

    Seferi nuk eshte yll si Broja apo Muci por me pelqen edukata profesioniste qe ka sepse eshte rritur si futbollist ne akademite zviceriane . Eshte lojtari qe i duhet cdo traineri sepse eshte shume i disiplinuar taktikisht dhe po ti jape traineri detyra mbrojtese ato 70 min qe luan pasi bashk me Asanin konsumojne shume energji para mbrapa i realizon perfekt . Kjo eshte aresyea kryesore qe u la Uzuni jasht qe eshte me i mire ne anen sulmuese por nuk ka qef te kthehet mbrapa ..

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje