“United luan më mirë pa CR7! Boll me këtë telenovele, duhet armëpushim”

23 Tetor 2022, 15:39Sport TEMA

“United luan më mirë pa CR7! Boll me këtë telenovele,

Manchester United mori një pikë në “Stamford Bridge” falë golit të Casemiros, i cili gjeti me kokë golin e parë me fanellën e “Djajve të Kuq”. Barazim i merituar për ekipin e Erik ten Hag, që bëri mirë përballë Chelsea dhe ndoshta meritonte më shumë, por u përball me një super Kepa Arrizabalaga.

United luajti pa Cristiano Ronaldon në Londër. Sulmuesi portugez u përjashtua nga kjo përballje për shkak të sjelljes së tij në fundin e ndeshjes ndaj Tottenhamit, me 37-vjeçarin që pasi priti gjatë në nxehje vendosi të nxitonte drejt dhomave të zhveshjes përpara se të mbyllej takimi.

Gary Neville, ish-shoku i tij i skuadrës tek United – tashmë në rolin e analistit sportiv – vlerësoi performancën e djemve të Ten Hag dhe nuk i kurseu thumbimet ndaj Ronaldos, ndërkohë që fton mikun e tij dhe trajnerin që të ulin gjakrat mes tyre.

“Nuk janë të shumtë tifozët e United që do e vendosnin Ronaldon titullar në formacionin e tyre fillestar. United luan më mirë pa të, skuadra shënon më shumë gola dhe mbledh më shumë pikë, është më mirë pa CR7 në fushë.

I duhet dhënë fund kësaj telenovele, flas për atë që ndodhi pas ndeshjes me Tottenhamin. Palët duhet të takohen këtë javë dhe të arrijnë një armëpushim, të paktën deri në Kupën e Botës. Nuk vazhdohet kështu”, deklaroi ish-mbrojtësi anglez.

1 Komente

  1. B
    Balo

    Boll ore sqepkuqi Gary Nivoll.... Ronaldos i lëpije koqet,si kur luanit bashkë në një ekip ashtu edhe sot! Shan laraska shqiponjën...!!??

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje

    Blog Tema