
Skënderbeu vazhdon të mos fitojë dot në kampionat dhe tashmë janë afruar edhe më shumë me Kategorinë e Parë.
Korçarët nuk shkuan më shumë se barazimi pa gola ndaj Teutën, në sfidën e vlefshme për javën e 27-të.
Durrsakët i shkuan shumë afër fitores, teksa gjetën edhe golin në fund të takimit me Artan Jazexhi, por VAR e anuloi për pozicion jashtë loje.
Skënderbeu mbetet në vendin e fundit me 20 pikë, plot 8 pikë më pak se Kastrioti i vendit të 8-të dhe mbijetesa duket thuajse e pamundur. Ndërkohë Teuta mban vendin e 6-të me 32 pikë.
Lini një Përgjigje