VIDEO/ 4 shtator 2004 – Shqipëria mposht kampionët e Evropës

4 Shtator 2025, 15:00Sport TEMA
VIDEO/ 4 shtator 2004 – Shqipëria mposht kampionët e

Mbrëmja e 4 shtatorit 2004 do të mbetet gjatë në kujtesën e sportdashësve shqiptarë. Në stadiumin “Qemal Stafa” u zhvillua ndeshja historike Shqipëri–Greqi, vetëm dy muaj pasi fqinjët kishin ngritur lart trofeun e Kampionatit Evropian, duke mposhtur Portugalinë në finale.

Atmosfera në Tiranë ishte elektrizuese dhe entuziazmi i tifozëve shpërtheu që në minutat e para. Brenda 10 minutave të para, kuqezinjtë tronditën kampionët e Evropës: fillimisht me golin e Altin Muratit dhe më pas me atë të Adrian Aliajt, duke e kthyer stadiumin në një arenë “vullkanike”.

Greqia arriti të ngushtonte shifrat me Giannakopoulusin, por deri në fund rezultati mbeti 2-1. Një fitore e madhe për Shqipërinë, që jo vetëm i dha fund mitit të “të pathyeshmëve”, por shkroi një faqe të artë në historinë e futbollit shqiptar./TemA

8 Komente

  1. V
    Vjosa

    Ai është ekipi më i mirë kobëtar që ka nxjerë Shqipëria deri tani.Kemi rafur Europën pa shkuar në Eiropë.Dy ndeshjet më historike në historinë e futbollit ton .1- Shqipëri -- Greqi dhe 2-- Flamurtari me Partizanin e Beogradit, që kanë vlera historike për futbollin ton.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dakord

      Për mua ishte festa më e bukur e jetës time. Njerëzit përqafoheshin në rrugë pa u njohur fare. Muzikë, kënge, superfestë!

      Përgjigjjuni
      1. n
        nacionalisti

        Qenke nga Vlora ti vllai dhe keto ndeshje ke pa, ndaj flet keshtu... por historia e futbollit ka disa ndeshje te tjera shume te forta... Tirona ka barazu me Ajaksin e Krojfit ne 1970. Partizani Beogradit nuk ishe Ajaksi ku luanin yjet e hollandes te futbollit modern total. Kombetarja ka barazu me Gjermanine ne 1967, si rrjedhoje Gjermani nuk u kualifikua per finalet e europianit te 1968...

        Përgjigjjuni
      2. A
        Agroni

        Ndeshje e madhe ajo, na kane nderuar.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Piskuriqi

          Cfare histerie kolektive per nje ndeshje fotbolli Vetem ne Shqypni

          Përgjigjjuni
          1. A
            Ajatollahu

            Greqia ngriti kupen e europes kta gezohen per nje ndeshje. Hajde arnautistan hajde

            Përgjigjjuni
            1. t
              tifozi

              Greqia e bleu kupen e Europes pasi ne Greqi do organizoheshin lojerat olimpike te atij viti dhe ky trofe i sherbente asaj per prestigj, packa se ekipi grek as qe mund te krahasohej me Portugaline. Futbolli ka shume prapaskena qe shumica nuk i dine. Greket nuk e prisnin kurre qe te rriheshin ne Tirane dhe jo nga rastesia por me loje qe e dominuam qe ne fillim e deri ne fund. Ajo ndeshje ka qene nga me te bukurat qe ka zhvilluar ndonjehere kombetarja jone. Vete gazetaret sportive greke e pranuan ne menyre unanime qe ekipi i tyre u zgerlaq ne Tirane.

              Përgjigjjuni
          2. .
            ......

            kur djersitej fanella ....tani keta qe kemi e kane mendjen tek makinat dhe floket ......

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje