Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes miqësore me Gjibraltarin.
Sfidën pasardhëse, atë ndaj Letonisë, ai e quajti si një përballje shumë të rëndësishme.
Në lidhje me largimin e Adrian Bajramit te Zvicra, Silvinjo nuk donte të bënte polemika, duke thënë se kjo ndodh edhe te Brazili, me lojtarët që janë mes “Seleçaos” dhe Italisë.
“Sa i përket ndeshjes, është shumë e rëndësishme. Me Letoninë luajmë në Tiranë. Është një ekip i vështirë. Kundërshtar fizik dhe i organizuar.
Ndaj Letonisë vuajtëm si skuadër. Jemi duke u përgatitur është një ndeshje e vështirë përpara. Unë kam punuar 3-4 vite me Brazilin. I ndodhte edhe Brazilit. Na ka ndodhur edhe në. Duhet të kesh shumë opsione. Jam i lumtur me lojtarët që kam.
Sa i përket Adrian Bajramit. Ne e kishim dërguar listën e pritjes së lojtarëve që më 17 gusht. Nga kjo kohë nuk kemi pasur ndonjë njoftim nga klubet. Pas listës përfundimtare, nuk kishte ndonjë ndryshim. Pas një ditë, dikush nga Federata më njoftoi se Bajrami kishte zgjedhur Zvicrën. Fola 30 minuta më të në telefon. Nuk kam diçka për të thënë. Kjo ndodh me çdo kombëtare në botë, madje edhe te Brazili, kur lojtarët ishin mes Brazilit dhe Italisë. I uroj çdo të mirë lojtarit.
Kur punon në një ekip kombëtar, ndodh që të ketë edhe dëmtime. Jam i kënaqur me lojtarët e rinj që kanë ardhur. I shoh që kanë ardhur për ta shijuar kombëtaren. Janë ndeshje ndryshe, një miqësore dhe një zyrtare. Unë nuk besoj në miqësore. Çdo ndeshje duhet të përgatitet mirë. Duhet të punojmë mirë. Pas ndeshjes së nesërme do mendojmë për ndeshjen ndaj Letonisë”, tha Silvinjo.
Shqipëria do të luajë miqësoren ndaj Gjibraltarit më 4 shtator, ndërsa më 9 shtator përballet me Letoninë, në sfidën kualifikuese të Botërorit.
Or taj Brazili ka futbolliste profesioniste me shume se Shqiperia ka banore. Ne nuk kemi luksin te himbasim asnje futbollist.Nuk te kushtonte gje te fusje Bajramin 5 minuta ne nje ndeshje zyrtare gjithe kete kohe qe je trainier i Shqiperise.
Meqenese mediat ne Shqiperi i puthin bythen Duçes se FSHF. Sot FIFA na denoi me $200,000 gjobe per racizem gjate ndeshjes me Serbine. Te shohim se si Duçja zv.Presidenti i UEFA's do te mbroje kombetaren tone nga rracizmi dhe dhuna muajin tjeter ne Beograd. https://www.foxsports.com/articles/soccer/fifa-hits-argentina-and-albania-with-6figure-fines-after-fan-racism-at-world-cup-qualifiers
O ti qe e lexove dhe u zgjove sot. Denimi eshte marre ne Korrik 2025 dhe eshte njoftuar nga te gjitha mediat. Pasoje e te papergjegjshmeve ne stadium. Po ti i lexon ne riperseritje lajmet.
Idiot tranier e fusje 5 minuta bythe qirrin dhe mos e aktivizoje me ... Nuk eshte hera e pare qe ndodhe .