ZYRTARE/ Nga futbolli italian në Superiore, Partizani prezanton sulmuesin e Kombëtares shqiptare

2 Shtator 2025, 19:52Sport TEMA
ZYRTARE/ Nga futbolli italian në Superiore, Partizani prezanton sulmuesin e

Rrok Toma është futbollisti më i ri i Partizanit. Sulmuesi 21-vjeçar vendosi që të largohej nga UC AlbinoLeffe për të nisur një aventurë të re me “Demat e Kuq”.

Toma sezonin e shkuar ishte pjesë e Teutës në huazim, ndërsa tani kalon përfundimisht tek ekipi tjetër i Superiores. Me Partizanin, Toma ka firmosur kontratë 3-vjeçare.


Ndërkohë që klubi italian ka 30% të kartonit, në rast se futbollisti i Kombëtares shqiptare U21 do të shitet në të ardhmen. Ai është pjesë e ekipit të Alban Bushit për miqësoret që “Shpresat” do të luajnë kundër Zvicrës dhe Gjermanisë.

Lini një Përgjigje