Në ditët ë fundit pauza e ndeshjeve të Kombëtareve është shoqëruar me një lajm të keq për përfaqësuesen kuqezi, e cila ka humbur shërbimet e një lojtari me mjaft potencial.
Siç dihet, edhe pse ka zhvilluar tre miqësore si lojtar i Shqipërisë, Adrian Bajrami ka vendosur që të përfaqësojë Zvicrën. Këtë vendim të talentit e ka komentuar drejtori i Kombëtares helvete, Pierluigi Tami, i cili zbulon një detaj të rëndësishëm. “Me Adrianin kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm dhe na u bë shumë qëjfi që zgjodhi Zvicrën”, tha zyrtari, i cili pranoi se në këtë drejtim ishte punuar prej kohësh.
Në këtë histori e humbur është Shqipëria, e cila nuk i besoi talentit të një lojtari si Bajrami, i cili edhe pse është formuar si lojtar në njërën prej akademive më të mira të botës, siç është ajo e Benfikës, nuk mundi që të aktivizohej qoftë edhe për pak minuta në një ndeshje zyrtare nga Sylvinho. Nëse diçka e tillë do të ndodhte atëherë sot 23-vjeçari nuk do të kishte më mundësi që të ndryshonte Kombëtare. Përpara se të kalonte në Zvicër me ekipin e FC Luzern, Bajrami ka mundur që të luajë për Benfikën edhe në Botërorin e Klubeve ku luajti për disa minuta përballë Auckland City dhe Bayern-it të Mynihut.
Mos perfundone si te tjeret..... expérienca na ka treguar qe te gjithe keta plehra kane perfunduar ne kazanin e merituar
Nuk eshte ndonje Humbje ikja e ketij djalit.Mos beni keshtu,jo Tradhtar,jo Mut.Ky nuk eshte Beckembaueri,eshte nje lojtar qe ishte me te rinjte e Benfikes,dhe tani Benfika e dergoi ne Zvicer ne nje ekip Modest.Atehere?Cfare se iku?Phhhh.Beri mire se e pa qe edhe per 10 vite nuk mund te luante qendermbrojtes tek ne:Eshte Gjimshiti,qe nuk terhiqet dhe per ja 5 vite te tjera:Eshte Ajeti,Kumbulla,Ismaili,Mihaj,pra ky ishte i 6 ne listen e qendermbrojtesave,atehere ku eshte kjo humbje e madhe per ne?Ma Va.