Miqësorja me Gjibraltarit, Sylvinho, dilema në mesfushë dhe sulm

3 Shtator 2025, 16:45Sport TEMA
Miqësorja me Gjibraltarit, Sylvinho, dilema në mesfushë dhe sulm

Kombëtarja shqiptare është duke zhvilluar përgatitjet e fundit për miqësoren kundër Gjibraltarit dhe trajneri Silvinjo po shuan dilemat që ka për formacionin.

Mungesat e shumta, por edhe fakti që të martën kuqezinjtë do të luajnë sfidën zyrtare dhe shumë të rëndësishme me Letoninë bën që braziliani të jetë i kujdesshëm.


Megjithatë ai pritet që të konfirmojë bllokun përpara Strakoshës me Hysajn, Ajetin, Gjimshitin dhe Mitajn.

Dilemat më të mëdha janë në mesfushë ku Asllani është stërvitur i diferencuar. I vetmi i sigurtë deri më tani duket Shehu, ndërsa ka balotazh mes Pajazitit dhe Medon Berishës.


Në repartin e avancuar pritet të ketë një fanellë titullari për Dakun, ndërsa pas tij do të jetë Laçi. Balotazhe ka edhe në krahët ku Bajrami duelon me Hoxhën dhe Asani me Brojën për të qenë nga minuta e parë. Ashtu si Asllani edhe Uzuni është stërvitur i diferencuar.


Ndeshja mes Shqipërisë dhe Gjibraltarit do do të luhet nesër në orën 18:00.

4 Komente

  1. K
    Koli

    Lum Federata jone per Specialistet e Futbollit qe paguan kot.Ore Idioter Te FShF:Nuk ka nje njeri ti thote ketij Trajneri qe eshte Miqesoreeee,dhe ne Miqesore futen Rezervat,pra Djemte e ri,qe Trajneri te krijone Idene e tij se kush munt te perdoret me shume ne Ndeshjet Zyrtare.Po luani kundra Gibraltarit(Vendi i Parafundit ne Renditjen Globale,si Trajneri mendoka te fuse gjithe Lojtaret e Firmacionit baze.Prape Hysaj,nga Vjet deri tani ka luajtur vetem nje Ndeshje ne Itali.Me Brojen qe Trajneri Brunlej e futi vetem ne nje ndeshje kupe dhe Kaq.Fut more Te Rinjte ti shohim njehere cfare Mielli jane,te 11 duhet te jene vetem te rinjte,dhe kaq,ti prape Gjimshiti,sikur nuk e kemi pa Xhimin.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pjeter

      Ke te drejte plotesisht per sa i perket te rinjve, por kjo nuk do te thote qe ne kete ndeshje nuk do aktivizohen,behet fjale nga fillimi kush do jete titullar. Kryesorja eshte qe trajneri tu japi te rinjve nga nje pjese loje qe te kene minuta te ambjentohen,se ashtu si e ben zakonisht, 10 min e fundi ben 5- 6 zevendesime, pjesa me e madhe nuk arrijne fare te hyjne ne ritmin e ndeshjes,rezultati del qe nuk arrin ti shofeshsa japin ,nuk ke mjaftushem kohe ti shofesh se si levis nje lojtar i caktuar, dhe keto po nuk i bere ne ndeshje te tilla kur duhet ti besh?? Po te jetecper mua,Shpendin do ja nisja nga minuta e pare,dhe te dyten Dakun,Manajn ne pankine, nuk ka nevoje ta shofi nevkete ndeshje ,Broja e Uzuni o me Shpendin o me Dakun ne nje pjese.

      Përgjigjjuni
    2. i
      ilir

      Asani ne balotazh me Brojen paska rjedhur fare traineri.Si mundet te vesh. brojen ne diskutim me Asanin qe nuk duhet te jete ne kombetare..me kete trainer shqiperia vetem Andoren do ler mbrapa.Silvinjo nuk duhet larguar duhet shporrur sa me shpejt

      Përgjigjjuni
      1. L
        Landi

        Ere Ilir eeee .Para disa muajsh beheshim Pete per Trajnerin,se vetem ne 6 muaj na dergoji ne Europian.De Biazi ju deshen 4 vite per te na derguar ne Europian,ky i sotmi erdhi ne Janar dhe mbas 6 muajsh ne Europian.Qenka faji Trajnerit qe Asani luan ne Iran,Broja ne dy vitet e fundit ka 3 bdeshje gjithsej ne Angli.Manaj ne Emiratet Arabe,jo ne Arabi e e Ronaldos,por ne Emirate ku Niveli Futbollit eshte Zero.Mitaj ne Arabi,Ismaili me shume ne Shtepi,Kumbullen dhe Gasperini nuk e mbajti si Lojtar Koti,Ramadani,Berisha vjet Rezerva tek Lecce,per cilin te shkruaj me more djale.Lojtaret tane jane te gjithe per tu Perplasur mbas murit,ju thoni Faji Trajnerit.Ma Va.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje