Babai i Gimenez kritikon ashpër Igli Taren: Është e rrallë që një drejtor sportiv të bëjë deklarata të tilla

3 Shtator 2025, 15:49Sport TEMA
Babai i Gimenez kritikon ashpër Igli Taren: Është e rrallë

Santiago Gimenez është qendërsulmuesi i Milanit për sezonin 2025-26, por pozicioni i tij në qendër të sulmit të Massimiliano Allegrit ka qenë në pikëpyetje gjatë gjithë verës. Pas disa muajve të parë të vështirë nën drejtimin e Sergio Conceiçaos, meksikani pritej të bënte një 'shpërthim' në karrierën e tij, por vazhdimi i qëndrimit të tij te kuqezinjtë mbeti në dyshim deri në orët e fundit të afatit kalimtar veror.

Ndër komentet më të diskutueshme ishin ato të drejtorit sportiv, Igli Tare, në konferencën për shtyp para ndeshjes Lecce - Milan, kur ai zbuloi mundësinë e një marrëveshjeje shkëmbimi me Romën për Dovbyk.

Fjalë që i habitën të gjithë dhe të cilat, tani që merkato ka mbaruar dhe nuk ndodhi, janë komentuar edhe nga Christian Gimenez, babai i Santiagos.

"Dëgjuam shumë thashetheme, pastaj drejtori sportiv tha të njëjtat gjëra para ndeshjes dhe filluam të kuptonim se çfarë po ndodhte. Ai ishte titullar, por ata donin ta shisnin. Ne nuk e kuptuam, por e vërteta është se gjithçka ishte shumë konfuze. Një drejtor sportiv rrallë bën deklarata të tilla. Kishte mundësinë e bërjes së një shkëmbimi, por Santi nuk u pyet kurrë", tregoi ai duke kritikuar kështu Taren.

 

Të hënën, marrëveshja dështoi dhe Santiago Gimenez mbeti te Milani.

"Palët u takuan. Tare, Furlani dhe Ibrahimovic, të cilët luajtën një rol kyç në marrëveshje dhe vendosën që ai të qëndronte. Megjithatë, pasi dëgjuam fjalët e drejtorit sportiv në sfidën kundër Lecces, ishte e vështirë, sepse nuk patëm kohë të kuptonim se çfarë po ndodhte në të vërtetë", tha babai i Gimenez për ClaroSports.

2 Komente

  1. C
    C'a bohet keshtu

    Igli kujton se eshte tek Lacio, por edhe tek Lacio sot pas shume vitesh kane ndryshuar objektivat e jo me tek Milani qe pretendon ne cdo sezion te ri te jete kampion i Italise. Kjo pune o Igli qe ben tek Milani duke mbledhur futbolliste rrangullina nga 39 vjec dhe pa para nuk shkon bej me te miren, largohu sa nuk e ke poshteruar Milanin.

    Përgjigjjuni
    1. M
      MERO

      IGLI E BERI PASANIK MILANIN SE I SHITI GJITHE PLAHRAT QE KISHIN GRUMBULLUAR NE VITE. BRAVO TE QOFTE TARE

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje