
Mbrojtësi i krahut të Ukrainës dhe Manchester City, Oleksandr Zinchenko, nuk ishte në gjendje të përballonte emocionet e tij ndërsa foli përpara ndeshjes kualifikuese të vendit të tij kundër Skocisë.
Ndeshja fillimisht ishte caktuar për në fillim të këtij viti, por u shty për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Zinchenko, si shumë nga shokët e tij të skuadrës, ishte i shpejtë për të kthyer vëmendjen në çështje përtej futbollit kur u përball me mediat.
“Ne duhet ta ndalojmë këtë,” tha Zinchenko. “Sot është Ukraina, nesër mund të jetë vendi juaj. Është e pamundur të përshkruhet ajo që po ndodh, është e papranueshme, prandaj duhet ta ndalojmë.
Ne duhet të fitojmë. Ukraina është një vend i lirisë. Të gjithë duan që lufta të ndalet, të gjithë ukrainasit. Kjo është ëndrra jonë e vetme.”
Në vazhdim, Zinchenko shpjegoi se ndihet “më i dobishëm nga Manchesteri”, nga ku mund të dërgojë para në shtëpi në Ukrainë, në përpjekje për të ndihmuar ku të mundet.
Duke e kthyer vëmendjen te futbolli, Zinchenko zbuloi se sa të motivuar janë ai dhe bashkatdhetarët e tij.
“Ne do të përpiqemi të kualifikohemi për Kupën e Botës”, tha Zinchenko. “Ne do të përpiqemi t’i bëjmë njerëzit tanë të lumtur. Motivimi ynë është më shumë se 100 për qind”.
Zinchenko was brought to tears talking about his country ???????????? pic.twitter.com/vkLe473XWi
— ESPN FC (@ESPNFC) May 31, 2022
Lini një Përgjigje