VIDEO/ “Një minutë heshtje për Mbape i cili ka vdekur”, tallja e lojtarëve argjentinas ndez rrjetin

19 Dhjetor 2022, 11:50Sport TEMA

VIDEO/ “Një minutë heshtje për Mbape i cili ka

Një moment i festës së lojtarëve të Argjentinës pas fitores së Kupës së Botës ka bërë që të shpërthejnë jo pak polemika. 

Futbollistët kanë kënduar gjatë në dhomat e zhveshjeve kore të ndryshme tifozësh, por një prej tyre që kishte si objektiv Mbape ka spikatur mbi të tjerë.

Teksa këndonin në dhomat e zhveshjeve, lojtarët ndalen dhe thonë “Një minutë heshtje” duke kaluar të gjithë në qetësi. Pastaj dëgjohet portieri Emiliano Martinez që thotë “Për Mbape i cili ka vdekur”, me festën që shpërthen përsëri mes futbollistëve dhe të qeshurave të të pranishmëve.

Një mënyrë jo e mirë për të mbyllur një ditë festive, sidomos përballë një lojtari cili i ndëshkoi 3 herë dhe për pak sa nuk u hoqi titullin nga duart.

1 Komente

  1. P
    Policia e Moralit

    Epo le te qeshin se fituan boterorin, nje mundesi qe per shume futbollist nuk do te jete kurre, dhe per ata te pakte qe munden te shkojne drejt suksesit, kane vetem 2 apo 3 shanse gjate moshes optimale! Nderkohe media shqiptare rri i ndjek nga mbrapa si policia ne Iran se mos ofendojne moralin publik. Ta marrin kupen te mbledhin plackat dhe ne heshtje mortore te kthehen drejt kombit nga vijne. Po cfare sporti njihni ju o gazetare, ku fituesi nuk ben pak humor me humbesin? I vetmi sport qe njihni ju - gara propagande, kush shenon me shume gola per qeverine brenda orarit zyrtar "pas kafes mengjesit - para kafes drekes".

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje