Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë do të ketë rëndësi vendimtare për Grupin K të kualifikueseve të Botërorit 2026.
Rezultati do të përcaktojë nëse ekipi i Silvinjos do të mbajë gjallë shpresat për vendin e dytë. Takimi do të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Leskovacit. Ky stadium ka një kapacitet mbi 8.000 vende dhe ndodhet rreth 100 kilometra larg Prishtinës.
Në emisionin “Procesi Sportiv” në “Top Channel” u shënua një lapsus gjatë prezantimit. Moderatori Edi Manushi e ngatërroi emrin e qytetit Leskovac me Leskovik.
Ky moment shkaktoi të qeshura në studio, duke u kthyer në një detaj dytësor përpara sfidës. Përballja mbetet në qendër të vëmendjes për shkak të peshës së saj në kualifikim.
Manushi nuk e ka kuptuar saktë.Ndeshja do luhet në Leshnicë.Kam biseduar me z.Ceferin dhe ma ka konfirmuar.
Hahhahahaa te fort e bere????????
Leskovik o guri i thate o sa te bukura i ke grate.
JO, JO, do glladiatohet në LeSHKARICË. Kështu e ka kjo budallakia jonë kolektive (hiq përjashtimet) që nuk dimë të clirohemi mendërisht nga sundimet sllave.
Ca sundimesh sllave thua o Gostivari? Offside fare je. Atit i shkau gau padashje. Do te keshilloja ke gazeta shume te mira ne Kosove ose Maqedoni, se atje dhe ti kuptojne mire perjetimet me mire, jane dhe i njejti nivel shkollash