Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, ka reaguar me emocion pas sigurimit të një vendi në fazën play-off të Botërorit 2026, duke e cilësuar këtë sukses si rezultat të një pune të gjatë dhe të përkushtuar.
“Ishte një shpërthim emocionesh të pastra dhe të sinqerta. Sigurimi i një vendi në fazën play-off të Botërorit 2026 ishte rezultat i punës së palodhur të shumë njerëzve – futbollistëve, stafit teknik, punonjësve dhe drejtuesve. Të gjithë punuan për të njëjtin qëllim,” shkruan trajneri.
Ai thekson se projekti i nisur afro tre vite më parë ka marrë vetëm rritje me kalimin e kohës, duke e çuar Shqipërinë në një tjetër moment historik.
“Shumë i lumtur për këtë arritje historike. Forca Shqipëri!”, e mbyll reagimin Sylvinho.
Fitorja eshte fitore dhe duhet festuar, por rujeni kete entuziazem per ndeshjet e ardhshme ne play-offs, se Andoren mundem... Suksese ne ndeshjet e ardhme Kuq e Zive!
Urime njëherë! Por Andorën e mundëm me një lojë të dobët,se po të luanim si me Serbinë do ti futnim nja tre a kater gola dhe ne fakt interesi dhe pritshmëria u rrit mbas performances me Serbine. Luajtëm me një pjesë të parë me 10 lojtar,se Broja ishte ‘për hatlla’,as nuk lëvizi fare,jo më të vraponte,por shyqyr që e zëvendësuan shpejt pjesën e dytë dhe erdhi goli,sapo në rolin e tij erdhi Uzuni që dha një asis perfekt me një takim,që kushdo duhej ta kthente në gol,por teknika e Asllanit e bëri të dukej më e lehtë. Kaq ishte dhe pjesa e dytë,sepse kishim frikë të luanim ,u stopuam dhe i lam shpesh hapesire kundershtarit ti afrohej me shume portës,por shyqyr duhet te themi,kur një skuader me personalitet pas shenimit te golit duhet te kontrolloj lojen dhe te kerkoje dhe gola te tjere,gjë që ne nuk dimë ta bëjmë në të tilla raste,që do të thotë se kemi frikë dhe nuk jemi fort të sigurtë,që do të thotë se nuk kemi përgatitjen e duhur psikologjike,që edhe kjo do të thotë se nuk na ështē percjell mesazhi i duhur nga trajneri,i cili dhe këtë herë u ndihmua nga fati, Në mbrojtje jemi më të konsoliduar,por në mesfushë na mungon lojtari që shtyn lojën perpara,i jep shpejtesi dhe shperndan topat në thellsi me saktesi.Dhe sa per sulmin,kemi lojtar,por duhet te konvertohen mire me sistemin e lojes,por kjo varet edhe nga trajneri. Gjithsesi ia dolëm,por kujdes nga euforia ,se nuk jemi konsoliduar në lojë dhe në formacion ,që të garanton vazhdimsi në lojë. Uridhe dhe suksese te merejshme !
Andorra nuk ishte aq e dobet sa e bejne .
Ore kur do zini mend ju ne komentet tuaja prej specialistesh te mbaruar? U arrit objektivi I vetmi ekip qe na mundi ishte Anglia tani cfare mutin kerkoni duke pare dhe nivelin e kualitetin e skuadres mund te them pa frike kemi marre me teper sec duhet. Jo po te kemi nje keshtu jo po te kemi nje ashtu ore zoterinj u kualifikuam pike.