Vllaznia triumfon në “Niko Dovana”, “Kuqeblutë” e Brdaric mundin Teutën në “frymën e fundit”

15 Shtator 2024, 21:13Sport TEMA
Vllaznia triumfon në “Niko Dovana”,

Ishte një përballje e luftuar fort deri në fund dhe këtë e tregoi edhe momenti i golit të fitores, që u regjistrua në minutën e 95′-të të sfidës.

“Kuqeblutë” e Vllaznisë kanë arritur një fitore të madhe në “Niko Dovana”, duke mposhtur me rezultatin e ngushtë 2-1 vendasit e Teutës në përballjen e javës së pestë të Superiores.

Për shkodranët golat erdhën nga Mala e Balaj, të cilët gjetën rrugën e rrjetës në minutat 20′ e 95′, ndërsa për vendasit golin e shënoi Saleh Nasr, në minutën e 57′-të duke mundur të barazonin shifrat, por asgjë më shumë.


Kështu, Vllaznia ka regjistruar fitoren e tretë të sezonit teksa në pesë javët e para ka pësuar gjithashtu edhe një humbje, si dhe ka regjistruar një barazim.

Lini një Përgjigje