Xavi Hernandez i jep besën Barcelonës, qëndron edhe vitin që vjen

25 Prill 2024, 13:39Sport TEMA
Xavi Hernandez i jep besën Barcelonës, qëndron edhe vitin që

Xavi Hernandez ka ndryshuar vendimin për t'u larguar nga Barcelona në fund të sezonit dhe do të qëndrojë si trajner edhe vitin që vjen, kjo pas bisedimeve me presidentin e klubit, Joan Laporta dhe anëtarët e bordit të mërkurën.

“Xavi do të qëndrojë, ai është me të vërtetë i lumtur dhe i emocionuar”, u tha zëvendëspresidenti i Barcelonës, Rafa Yuste, gazetarëve jashtë shtëpisë së Laportës, ku kishte pasur diskutime.

“Ne kurrë nuk kemi hapur bisedime për ndonjë trajner tjetër. Deco (drejtori i Barçës) i beson Xavit, është e garantuar”, tha Yuste.

Xavi u takua ballë për ballë me Deco më herët të mërkurën, me Laporta që ka nxitur drejtuesit të bindin trajnerin dhe duket se ia ka dalë. E konfirmuar nga zëvendëspresidenti, edhe Joan Laporta njoftoi një konferencë me trajnerin.

Paçka eliminimit nga Kupa, Championsi dhe humbja në El Clasico me Realin që solli largimin nga titulli i La Ligas, Xavi duket se ka bindur për klimën dhe elementët e rinj që ka zbuluar dhe aktivizuar. Xavi do respektojë kështu kontratën me Barçën që i skadon në 2025.

Lini një Përgjigje