Joao Cancelo po përjeton një fund sezoni me shumë ulje e ngritje te Barcelona. Portugezi ishte protagonist negativ në Champions League ndaj Paris Saint-Germain ndërsa nuk është se shkëlqeu edhe në “El Clasicon” ndaj Real Madrid.
Të shumta janë kritikat në drejtim të ish-lojtarit të Manchester City teksa Ronald De Boer theksoi se tashmë e kupton mirë përse Guardiola nuk e preferonte Cancelon.
“Tani e kuptoj se përse Guardiola nuk e preferonte Cancelon. Ky tipi luan futboll për veten e tij, mendon se gjithçka ka të bëjë me topin dhe kur e ke atë në zotërim. Je një mbrojtës e marrtë dreqi. Është një çmenduri që Cancelo bën gabime të tilla në këtë moshë që është”, u shpreh De Boer.
Lini një Përgjigje