ZYRTARE: Gaz Demi zyrtarizon Zoran Zekiç si trajneri i ri Partizanit

12 Qershor 2023, 16:49Sport TEMA

ZYRTARE: Gaz Demi zyrtarizon Zoran Zekiç si trajneri i ri Partizanit

FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me trajnerin Zoran Zekiç.

49 vjeçari nga Kroacia, i cili do të drejtoj kampionët e Shqipërisë në sezonin e ri 2023-2024, është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi dhe drejtori sportiv Arbër Abilaliaj.

Në sezonin e fundit Zekiç ishte pjesë e ekipit Slaven Belupo, ndërsa përgjatë karrierës si trajner ai regjistron edhe eksperienca në drejtimin e Sheriff Tiraspol, Osijek, Diośgyőr dhe Maksimir.

Zekiç vjen në drejtimin e 17-të herë kampionëve të Shqipërisë për të nisur një projekt ambicioz dhe fitues.

Sot skuadra nis zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri futbollistik.

Lini një Përgjigje