4.5 milionë turistë të huaj hynë në Shqipëri në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024 ose 34% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2023. Vetëm muaji qershor solli 1.2 milionë flukse hyrëse në vendin tonë ose 19,1% më shumë se qershori i vitit që shkoi.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro u shpreh se kemi hyrë në periudhën e pikut të flukseve.
“Kemi hyrë në pikun e flukseve turistike ku së bashku me operatorët privatë që çdo ditë prezantojnë ofertën shqiptare por edhe me përgjegjësinë e jashtëzakonshme të ofrimit të cilësisë së shërbimit, si edhe me bashkitë bashkë me gjithë institucionet publike jemi në koordinim për mbarëvajtjen e sezonit veror”, shkruan ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro në rrjetet sociale.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit njofton se përmes Agjencisë Kombëtare të Bregdetit mbështet 7 bashki bregdetare me operatorë shtesë pastrimi për menaxhimin e mbetjeve urbane gjatë muajve të pikut të sezonit, operacion që ka nisur që prej 15 qershorit, ndërkohë që 34 qendra shëndetësore në të gjithë vendin janë në shërbim të pushuesve.
Policia Kufitare përmes një flote të dedikuar do të ushtrojë kontrolle mbi të gjithë operatorët detarë që kryejnë aktivitete turizmi, ndërkohë aksi i ri Thumanë-Kashar i hapur që prej 30 qershorit dhe tuneli i Llogarasë i askesueshëm që prej 5 korrikut, do të lehtësojnë aksesin drejt destinacioneve turistike të vendit.
Mire hyne? Po ku shkojne?
13 Miljon turiste, bejne 13 Miljard Euro, nqse seiscili shpenzon 1,000 Euro. Kjo eshte pa diskutim nje e ardhur kolosale per Shqiperine, shperndarja e saj neper hotele, restorante, shtepi, shitje supermarketesh, qira motoskafesh, cadra plazhi, parkim makinash, eshte shume efikase per te gjithe ata qe po ja ndjejne fitimin turizmit detar dhe malor. Dyfishimi i dhomave te hoteleve brenda nje viti, tregoi sa fitojne ata qe jane pjes e sherbimeve te Turizmit. Kjo eshte vertet nje fitore e madhe ne standartin e jeteses se dhjetra mijera njerezve ne biznesin e Turizmit. Mos i ngrini cmimet, se do e pesoni si Greqia.
Nuk harxhojne 1k per koke, jane turizem me buke me vete. Hane sufllaqe, ose bejne sandwich me simite nga marketet. Po ti shikosh videot, tregojne si te besh pushime me 100 euro ne shqiperi!!!
Pirth o Pilo Lala pirth ,pse ça ka pesuar Greqia o loqefendur?
Po numri sikur ishte 10 milion! Ku vajten te tjeret? Apo i ka numeruar gabim Rama?
Nuk behet ejkonomia dhe zhvillimi vetem me turiste o shkerdhata qeveritare Shqiptare. Duket qe nuk ia keni haber ekonomise dhe zhvillimit. Vende si Spanja dhe Greqia e kane kuptuar qe turizmi me shume ka zhpenzime sesa fitime per popullin e thjshte. I keni pare pamjet ne Barcelone. Shiko cfare thote kryetari i bashkise se Athines: Mayor of Athens says tourism in Greece isn’t ‘viable’ anymore as each visitor only adds €0.40 to the economy. https://finance.yahoo.com/news/mayor-athens-says-tourism-greece-100739597.html?guccounter=1