Operatorët turistikë janë duke u përgatitur për sezonin e këtij viti, i cili tashmë është zgjeruar në kohë.
Kryetari i Shoqatës së Turizmit në Durrës Eduard Xhepa thotë se operatorët tiristikë janë optimistë së sezoni do të jetë i mbarë, ndërkohë që shton se kanë pasur një bashkëbisedim të mirë me bashkinë e qytetit ne lidhje me punën që duhet përmirësuar ne drejtim të infrastrukturës turistike.
Situata në Lindjen e Mesme duket se do të ketë ndikim këtë vit. Xhepa thotë se për momentin ka një stepje të prenotimeve, por gjithsesi vendi ynë mund të përfitojë nga turistë që.mund të anulojnë udhëtimet në vëndet e Lindjes së Mësme .
Operatorët turistikë kanë ngritur edhe shqetësimin në lidhje me Aktin Normativ për pajisjen e të gjithë hoteleve me impiante për pastrimin e ujërave të ndotura, gjë që sipas tyre nuk ka kuotim nëse hotelet janë të lidhur me rejetin e ujërave të ndotura dhe i shkarkojnë aty ujërat.
Jane trefishuar biletat e avioneve prandaj mos e mpreh shume lapsin