
Shqipëria dhe Greqia kanë hapur një kapitull të ri në bashkëpunimin turistik me nënshkrimin e një Marrëveshjeje 5-vjeçare Bashkëpunimi midis Unionit Turistik Shqiptar (ATU) dhe Federatës së Shoqatave të Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike të Greqisë (FedHATTA). Marrëveshja ofron një kornizë për shkëmbimin e informacionit dhe ofertave, koordinimin mes institucioneve dhe profesionistëve të turizmit, organizimin e aktiviteteve promovuese dhe vizitave studimore, si dhe krijimin e partneriteteve tregtare. Ajo synon të forcojë lidhjet mes njerëzve, si dhe ato ekonomike mes dy vendeve, duke nxitur flukset turistike dhe promovimin e destinacioneve kryesore të rajonit.
Marrëveshja u firmos nga Kryetari i ATU, Rrahman Kasa dhe Presidenti i FedHATTA, Lysandros Tsilidis, në prani të Ambasadores së Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga, diplomates për çështjet e Diplomacinë Ekonomike, znj.Joana Zhonga, si dhe përfaqësuesve të biznesit shqiptar të fushës së turizmit dhe të hospitalitetit në të dy vendet.
Ambasadorja Hajdaraga përshëndeti këtë hap si një moment të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit turistik midis Shqipërisë dhe Greqisë. Ajo vuri në dukje se marrëveshja vjen në një moment simbolik, ndërsa dy vendet shënojnë 55-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, një periudhë e karakterizuar nga lidhje të forta njerëzore dhe miqësi e qëndrueshme. Shqipëria sot është një nga destinacionet më tërheqëse dhe me rritjen më të shpejtë në Evropë, duke tërhequr gjithnjë e më shumë vëmendje ndërkombëtare. Vetëm vitin e kaluar vendi mirëpriti mbi 12 milionë vizitorë, ndërsa Greqia u rendit e katërta ndër vendet e origjinës së turistëve. Ajo ftoi qytetarët grekë të vizitojnë Shqipërinë dhe të përjetojnë nga afër një vend me të cilin ndajnë shumë gjëra të përbashkëta, si mikpritjen, bujarinë dhe ngrohtësinë për mikun e shtëpisë.
Në një kohë zhvillimesh të ndjeshme gjeopolitike, Shqipëria dhe Greqia po shfrytëzojnë një mundësi të re për të forcuar lidhjet turistike, duke hapur rrugë për operatorët e vizitorët dhe duke promovuar bukuritë natyrore dhe kulturore që e bëjnë rajonin një destinacion të jashtëzakonshëm.
tourkalvanoi and tourkotsamides touristes do te qelbnin brigjet e kaltra hreke!? O Zot cfare tjeter do te na shohen site.... gezuar ramazonin!
Evgjitis turkosporos flet per qelbje! Po ty vetem lekura e erret te vjen era, le me te tjera ore sketerre.
,,,,Pordhe me rigon,,,,,,
Shqiperia nuk duhet te pranoje marveshje te tilla.qellimi grek te shtyje shqiperine ne rritjen e çmimeve.
Ç'kuptojm me bashkpunim turistik Greqi-Shqipëri, nëse një luftanije Amerikane shkon në portin Grek, të gjitha yachts luksoz të sheikëve të orientohen në ujrat tona. Nëse një nëndetëse turke shkel Gujarat detare tona, patrulla Greke i ndërpret lundrimin.Duhen hotele me promotor Grek që 10 site të huajt ti kalojn pushimet në Grewi dhe 5 ditë te ne.
po cfare Greqie mor te prapambetur. jo se nuk me pelqejne pushimet ne Greqi por Spanja p.sh. ka standarte shume here me te larta dhe kulture perendimore. Greqia duket fshat i pazhvilluar ne krahasim me Spanjen, Italine , Francen. Ata vetem te miren nuk ka duan dhe as nuk kam besim fare po hic fare madje. .... me falni per "optimizmin" e tepruar