Saranda ka pritur kroçerën e parë për sezonin turistik 2026, anijen gjigante “Sapphire Princess”, e cila mbërriti me rreth 2,672 turistë në bord.
Kryeministri Edi Rama publikoi një video të mbërritjes së kroçerës, duke ndarë pamjet e saj në brigjet e qytetit dhe duke theksuar se Saranda mikpret çdo ditë turistë.
Postimi i tij u shoqërua me mesazhin se ky është një tregues i qartë i rritjes së turizmit në vend.
“Sapphire Princess” është një nga kroçerat më të veçanta në botë, me gjatësi 290 metra, peshë 116 mijë ton dhe një kapacitet prej 2,670 pasagjerësh, të shoqëruar nga 1,400 persona ekuipazh.
Anija, e cila nisi operimin në vitin 2004, në momentin e daljes në qarkullim u konsiderua kroçera më e lartë në botë.
Për shkak të përmasave të saj, kroçera u ankorua në rad dhe pasagjerët u transportuan drejt bregut me lançet e brendshme.
Turistët e organizuar në grupe vizituan atraksionet kryesore të qytetit dhe zonës përreth, si sinagoga ebraike, kompleksi muzeal, kalaja e Lëkurësit, si dhe destinacionet e njohura të Butrintit dhe Ksamilit.
Anija, e cila erdhi nga Italia, do të vijojë itinerarin e saj pasditen e sotme drejt Greqisë, duke e bërë Sarandën një ndalesë të rëndësishme në hartën e turizmit mesdhetar.
Mbas 14 vitesh ne pushtet duhet te krenoheshe me gjeta te tjera.
Nuk me duket pune krenarie, thjesht nje mesazh mikprites. Pastaj pse mos te krenohet nuk eshte dicka kalimtare ku mbi 3 mije veta per nje here bejne nje ndales qe ndihmon economin vendase duke filluar nga suveniret deri tek petroli per anijen.
Turistët vijnë,shqiptarët largohen,KM krenohet.
ata vijne per te derdhur plerat dhe per te marre nafte me çmim qesharak ,dhe ky idioti yne mburret dhe i llogarit ne turiste