Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

8 Mars 2026, 21:38Turizëm TEMA
Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

Pas shtrenjtimit të çmimit të naftës, një tjetër efekt i konfliktit me Iranin është edhe kaosi që po krijohet në industrinë e udhëtimit.

Mijëra fluturime janë anuluar në rajonin e konfliktit, por jo vetëm. Askush nuk e di se kur do të rikthehet normaliteti.

Leonard Maçi, ekspert udhëtimesh thotë se kjo situatë po ndihet edhe në tregun vendas.

“Tregu me Izraelin konsiderohet i konsoliduar.Turet e pranverës nga Tel-Avivi janë anuluar pa afat. Pra turistët nga Izraeli i mungojnë tregut vendas pa ditur se kur mund të rinisin fluturimet. Po ashtu edhe udhëtimet drejt Dubait dhe Abu-Dhabit janë të anuluara. Për tregun tonë këto bllokime janë të mjaftueshme për të ndjerë efektet”, tha Maçi në E-ZONE

Paralelisht edhe prenotimet me Turqinë kanë një stepje, pas lajmeve se ky shtet ishte në fokus të sulmeve nga Irani.

“Në këtë javë të parë ne shohim se edhe udhëtimet me Turqinë janë kufizuar. Nuk ka më telefonata për të prenotuar drejt këtij shteti. Jo vetëm për udhëtime të shkurtra fundjave, por edhe për pushimet e verës. Shpresojmë në arritjen sa më parë të një marrëveshjeje që situata të rikthehet në normalitet”, tha Maçi.

Por reduktimi i udhëtimeve shoqëruar edhe me një shtrenjtim të çmimeve të hidrokarbureve janë sinjale që do të japin efektet e tyre edhe në tregun ajrorë duke shtrenjtuar biletat e fluturimeve.

2 Komente

  1. p
    plazhisti

    Buke me domate dhe plazh ne Shkozet si ne vaktit, se ju ka hyp pordha modhe shqiptareve

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tirona

      Fiks. Idiotesia e kesaj lufte as kete nuk do te na e lere, buke e domate. Çmimi i karburanteve po kap majat stratosferike....çmimet kane per te fluturu....te pasurit behen me te pasur e te varferit me te varfer....

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje