Kryeministri Edi Rama e cilësoi pjesëmarrjen e Shqipërisë në Panairin e Turizmit në Berlin si një ngjarje të madhe për vendin tonë.
“Një moment i rëndësishëm ishte pjesëmarrja e Shqipërisë në panairin më të madh në botë të turizmit, atë të Berlinit. Shqipëria u ftua në Berlin si vendi që u vu në pjedestal. Çdo vit ka një vend që vihet në piedestal dhe që është bashkëmikëpritësi në organizim. Aty kishte histori unike, përvoja autentike, trashëgimi kulturore, në një vend që po rritet si aktor në industrinë e turizmit me ritme të shpejta.
Me mbi 100 mijë pjesëmarrës nga rreth 190 vende të botës, panairi i Berlinit mbetet një nga skenat më të rëndësishme globale të turizmit. Fakti që Shqipëria jo vetëm hyri në atë panair, por edhe vazhdoi të tërheqë këtë vit shumë interesim, është një mesazh i qartë që sezoni që po vjen do të jetë një sezon edhe më i suksesshëm. Pavarësisht një tufe ditëzinjsh dhe punëzinjsh, numrat rekord të Shqipërisë do të konsolidohen”, tha mes të tjerash Rama.
O shoku Enver, je në pushtet të mendosh per popullin e varfër,pensionistët,puntorët,të pamundurit,fshatarët,bujqësinë,etj,etj. Kurse ti flet gjithë ditën për turistët,oligarkët,ndërtimet e drogës,paratë e pista ,etj,etj. E ke kuptuar përse je K.Ministër apo të kanë treguar se ke misionin hyjnor të shpëtosh botën e civilizuar nga padrejtësitë ,si Don Kishoti iMançës ???
Nuk ka uje , ushqime te pakontrolluara , ilace te skaduara , kulla dhe droge o Rama, mos trego peralla me.turizmin. Do shikojme qe pas dy vitesh asnjeri nuk ka per te ardhur , dhe ato qe e kane pare njehere nuk vijne kurre. Po ka nje te vetete se do vijne filipinset , bangladeshasit dhe indianet per te na edukuar dhe ritur femijet dhe ne rijme ne kafene. Do zoti mos na vijne ato me brekushe trecerekshe se do kthehemi ne muxhahedine te Palestine, irakut , Afghanistan it dhe Iranit. Lumsi ne me keto tufiste qe mbajne ere tre kilometra larg.