Sipas të dhënave më të fundit të Institutit të Statistikave (INSTAT), Shqipëria ka regjistruar një rritje të ndjeshme të fluksit të hyrjeve dhe daljeve të shtetasve gjatë muajit shtator 2025, duke reflektuar gjallërinë e periudhës pas turistike.
Gjatë këtij muaji, në territorin e vendit kanë hyrë gjithsej rreth 1.96 milionë, shqiptarë dhe të huaj, çka përbën një rritje me 9.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga ana tjetër, daljet nga territori shqiptar kanë arritur në rrreth 2.1 milionë, me një rritje prej 10.4% në raport me shtatorin e vitit 2024.
Numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në vend gjatë shtatorit ka qenë rreth 705 mijë, me një rritje vjetore prej 8.9%. Po aq dinamik ka qenë edhe numri i daljeve me rreth 772 mijë duke pasur rreth 10.7% më shumë se një vit më parë.
Nga ana tjetër në shtator 2025, rreth 1.25 milionë të huaj kanë hyrë në Shqipëri, me një rritje vjetore prej 9.9%. Rritja e turizmit pas verës duket se po shtrihet edhe në muajt pas sezonit kryesor, duke treguar për një interes të qëndrueshëm ndaj destinacioneve shqiptare. 95% e hyrjeve të të huajve vijnë nga Europa, ku Europa Jugore kryeson me 69% të totalit, e ndjekur nga Europa Perëndimore (12%) dhe Europa Qendrore/Lindore (11%).
Në total, për periudhën janar–shtator 2025, janë regjistruar 10.2 milionë hyrje nga të huajt duke reflektuar një rritje të përgjithshme me 7.1%.Këto shifra përforcojnë faktin se Shqipëria po përjeton një lëvizshmëri të madhe të popullsisë, e ndikuar nga turizmi, migrimi sezonal dhe aktivitetet ekonomike ndërkufitare.
Sipas statistikave 98% e hyrjeve të të huajve janë për qëllime personale, si pushime, vizita familjare apo udhëtime turistike. Megjithatë, një element interesant është rritja e hyrjeve për qëllime biznesi dhe profesionale, të cilat janë shtuar me 15.3%krahasuar me një vit më parë. Kjo tregon një lëvizje pozitive edhe në fushën e bashkëpunimeve ekonomike dhe profesionale ndërkombëtare.
Nē tē gjitha rrethet e Shqipēris, ka rēnē nē sy tē huaj qē shētisin nē grup, tē mbērthyer deri nē dhēmb me aparate android dhe njē gidē qē ju flet pēr Skenderbeun.Disa pin ujē nga paguret e tyre, ndērsa disa tē tjer han çokollate qē i kan bler nē aeroportin e tyre.Me dy tre valixhe me plaçka vijn nē hotel pēr 4 dit qēndrim maksimalisht.Disa kērkojn azil ekonomik,disa blejn ndonjē apartament, disa fillojn punē se e kan mē tē leht se ne shqiptarēt t'ju jepet drita jeshile, disa shkojn nē zona malore, ku dhe ne tē Shqipēris nuk i kemi shkelur asnjēher.( mē pas thyejn kokēn, humbasin, dhe policia dhe zjarrfiksja shpenzojn miliona euro pēr ti gjetur) duke u mobilizuar me brigada pēr dit tē tēra nē kurriz tē buxhetit tē shtetit, pēr 400 euro shpenzim nga turisti, shpenzojm 2 deri nē tre milion euro pēr tē gjetur kopilin.Ka nga ata qē vijn pēr spiunazh, ka nga ata qē flejn nē park nē mbrēmje, dhe ditēn lypin para supermarkatave nē kryeqytet.Turizmi ēshtē njē mēnyr e re pushtimi, ku çmimet 5 fishohen brēnda vitit(ushqime dhe apartamente) ku bēhen tē pa pērballueshme pēr ne qē jemi vendas.Ndaj shum shtete nē botē kan nisur protestat kundra kësaj forme pushtuese.Sejcili nē vēndin e tij, kan internet dhe tv, tē na shohin qē atje nga ballkoni tyre kur ka diell
Rama sikur thoshte se do vijne 20 milion? Apo futja kot?